Make-Up

Të prezantojmë me produktin kozmetik më të përfolur deri tani

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2024

Të prezantojmë me produktin kozmetik më të përfolur
Instagram

Blush-i është produkti që nuk i mungoi asnjë sugjerimi grimi gjatë këtyre muajve. Në çdo ndryshim sezoni dhe trendesh, blush-i ka qenë i përfshirë, madje sugjerimet kozmetike për aplikimin e tij e kanë zënë TikTok-un në befasi.

Në vitet ‘80, blush quhej aplikimi i tonit të syve mbi qepalla, ndërsa më vonë, termi iu vendos skuqjes së mollëzave dhe nuk ndryshoi më kurrë.

Të prezantojmë me produktin kozmetik më të përfolur
Instagram

Brezi i milenials dhe gjenerata Z, e ktheu në protagonistin e grimit.

Nëse promovohet grimi i lehtë natyral, ka blush të lehtë. Kur flitet për grimin “glam” ka blush me më shumë shkëlqim, ndërsa në trendet e verës kemi “puthjen nga dielli” që praktikisht është aplikimi i blush-it në mënyrë të tillë që të duket sikur të reflekton dielli i perëndimit në fytyrë.

Mos harrojmë edhe trendin “blush i të dashurit” që imiton skuqjen natyrale në mollëza të djemëve.

Të prezantojmë me produktin kozmetik më të përfolur
Instagram

Nga Zendaya te Gigi Hadid, të parët që e mbështetën këtë trend ishin pikërisht yjet e tapeteve të kuq. Dhe gjasat janë që ky trend të mos largohet më ose të qëndrojë për shumë gjatë.

Artikuj të sugjeruar: