Karriera

Ç'është “metoda e murgut” që rrit produktivitetin në punë

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2024

Ç'është “metoda e murgut” që rrit

Mënyra si punojmë mund të “vulosë” shumë procese në pjesën e mbarëvajtjes së punës, nga karriera, kultura e punës, angazhimet etj. I mbani tendencat më popullore të vitit të kaluar që lidheshin me punën? Nga “ndryshkja” te “vajza bosse” e disa të tjera që kanë qarkulluar në TikTok, të gjitha me synimin e përbashkët për të rritur fleksibilitetin dhe produktivitetin në vendin e punës.

Por, çfarë është “metoda e murgut”?

Një trend që ka shumë mundësi ta shohim më shpesh gjatë këtij viti është “metoda e murgut” që punonjësit po e zbatojnë, duke përfshirë fokusin e tyre në gjërat që kanë më shumë prioritet dhe duke e bërë të qartë këtë qasje te drejtuesit e tyre.

Çështja është se angazhimi nuk ka të bëjë vetëm me orët e gjata të punës, por edhe me rritjen e nivelit të stresit brenda çdo ore, gjë që mund të çojë në mungesë produktiviteti në shumë drejtime në kompani. Ndaj, me “metodën e murgut”, pra fokusi në ato gjëra që kanë më shumë prioritet dhe anashkalim të të tjerave, bën që punonjësit të jenë më produktivë.

Sipas studimeve, ndërsa pagat masive mund të mos jenë një opsion, vendet e punës do të duhet të bëjnë atë që munden për të zbutur stresin që po shkaktojnë presionet financiare. Kjo mund të vijë në formën e bonuseve financiare, mbështetje të trajnimeve për arritje profesionale etj.

Në një kohë kur kompanitë kudo në botë mundohen vazhdimisht që t'u përshtaten realiteteve ekonomike, atyre të biznesit apo finaciare është e rëndësishme të kuptohet ndikimi që ka stresi në pjesën e produktivitetit.

Ndaj, ndarja e prioriteve dhe përparësitë sipas detyrave dhe sektorëve, mund të kenë ndikime pozitive në fleksibilitetin dhe mirëqenien e përgjithshme të punonjësve në një vend pune.

“Metoda e murgut” duket se do të jetë një prej qasjeve që do të përdoret më shpesh këtë vit!

Artikuj të sugjeruar: