Karakteristikat e Shenjave

Këto janë datat kur ke më shumë gjasa të biesh në dashuri

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2024

Këto janë datat kur ke më shumë gjasa të biesh në
Pinterest

Në qiell po ndodhin shumë ndryshime momentalisht. I mbijetuam Mërkurit në prapavijë, tejkaluam edhe teorinë e famshme të prillit. Tani është koha të zbulosh datat me më shumë fat për ty që po kërkon dashurinë.

Astrologjia thotë se ky vit ka 3 data që mbase do jenë me fat edhe për ty, ndaj përqëndrohu:

21 qershor

E konsideruar si dita më e gjatë e vitit, kjo datë tregon se natyra është në kulmin e magjisë së saj. Po ashtu kemi, Hënë të plotë. Planetët do jenë të renditur në mënyrën më romantike dhe gjithçka do jetë në favor të dashurisë.

17 shtator

Dita e një eklipsi hënor që do sjellë mbarësi për dashurinë. Ndërrimi i sezoneve nga Virgjëresha në Peshore do i japë një shtysë tjetër kërkimit për dashurinë.

30 dhjetor

Kjo datë shënon Hënën e dytë të errët për dhjetorin. Ky fenomen shënon fillimet e reja dhe sjell ndryshime. Mbase do fejohesh, mbase do zgjidhësh ngërçin e lidhjes, ose mund të nisësh një lidhje serioze. Ti që nuk i ke këto premisa, me shumë gjasa do njohësh dikë që do ta ndryshojë jetën.

Artikuj të sugjeruar: