
Nuk është e lehtë të gjesh xhaketën që mund ta vishni gjatë gjithë sezonit për t’u dukur cool! Ka nga ato goca që duan versionin e xhaketave bezhë të Belén Rodríguez, apo ato të stilit të motoristëve si të Nicola Peltz (stil që e ka huazuar nga vjehrra e saj Victoria Beckham), nga ata që preferojnë pardesytë treçerekëshe apo prej materiali kamosh si të Bella Hadid.
Por, një alternativë e re që është më larg ngjyrës klasike të blusë së xhinsit vjen si propozim nga supermodelja Emily Ratajkowski.
E veshur me një xhaketë xhins, ajo u fotografua rrugëve të New York-ut me një nga ato modelet nga ato që mund të vishen deri në qershor.
Me një xhaketë klasike, me prerje të gjerë dhe shumë casual, Emily na dha një tjetër provë që ky është stili që u duhet vajzave që pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe praktike. Ngjyra e thellë fuschia (nuancë e rozës) e bën edhe më të veçantë këtë si gjetje.
View this post on Instagram
Për ta plotësuar në tërësi kombinimin e look-ut, modelja zgjodhi një bluzë të bardhë poshtë, pantallona të zeza cargo (me xhepa të mëdhenj anash) me gjatësi deri te kyçi i këmbës, atlete të bardha dhe syze dielli të mëdha.
Kontrasti është elementi që ajo ka preferuar në tërësinë e pamjes, në vend të kombinimit të rozës me tonet pastel. Emily ka guxuar duke kombinuar rozën e theksuar të xhaketës me pantallonat e zeza dhe atletet e bardha që janë një miks i fortë nuancash.
Sërish duket yll apo jo?!
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Cosmpolitan