
Festivali i Filmit në Kanë + Bella Hadid = Sytë me zemra!

Bella na kishte munguar në tapetin e kuq dhe ajo u shfaq në premierën e “The Apprentice” në Francë, gjatë ditë së hënë. Bella kishte veshur një fustan të tejdukshëm ngjyrë kafe nga marka Saint Laurent.

Fustani, i cili është pjesë e koleksionit të ri të Saint Laurent, u kompletua me një varëse dhe me një palë sandale në tone më të errëta të kafes.

Themeluesja e Orabella u shfaq në një tapet të kuq pas shumë muajsh mungesë. Ajo është tërhequr përkohësisht nga modelingu dhe paraqitja në shumë evente, pas sfidës me shëndetin për shkak të sëmundjes Lyme.


Duket se nuancat e kafes i kanë rrëmbyer zemrën Bella-s, pasi edhe disa ditë më parë u shfaq me një fustan në të njëjtën ngjyrë.

Nisur nga kjo ngjyrë, e cila me shumë gjasa do të bëjë namin këtë sezon, kemi disa sugjerime se si ta kombinosh:
Veshje e tejdukshme

Pantallona të bardha dhe këmishë

Xhinse dhe korse

Kostum

Pantallona të gjera dhe jelek

Pantallona lëkure dhe bluzë oversize

Fustan i gjatë

Artikuj të sugjeruar: