Celebrity

Kur do të kthehet në publik Kate Middleton?

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2024

Kur do të kthehet në publik Kate Middleton?
FOTO: MAX MUMBY/INDIGO/GETTY IMAGES

Ndërsa, bota po pret që Kate Middleton të kthehet përsëri në qendër të vëmendjes mbretërore, me sa duket ka ende nevojë për kohë që princesha e Uellsit të shfaqet në angazhimet publike, darkat zyrtare dhe punët e bamirësisë. Në një deklaratë për BBC, Pallati Kensington shpjegoi se Kate nuk do të kthehet në punë derisa gjendja shëndetësore të jetë e qëndrueshme dhe stafi mjekësor të japë vendimin e tij.

"Princesha nuk pritet të kthehet në punë derisa ajo të marrë dritën jeshile nga ekipi mjekësor," tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.

Në fillim të këtij viti, admiruesit e princeshës u mbushën me shpresë për një rikthim të mundshëm të Kate në rolet publike, pavarësisht problemeve shëndetësore dhe konfirmimin të diagnozës së kancerit.

“Royal Foundation Business Taskforce For Early Childhood” është fondacioni i dedikuar për fëmijët, ku Kate është angazhuar me qëllimin në investimin për një fëmijëri më të mirë e një shoqëri më të shëndetshme dhe më të lumtur.

Sipas “The Telegraph”, Kate ka punuar nga shtëpia, bashkë me asistentët e saj që nga muaji mars e deri tani, për të finalizuar projektin e dedikuar për fëmijët.

Kur do të kthehet në publik Kate Middleton?
FOTO: JONATHAN BRADY - POOL / GETTY IMAGES

Christian Guy, drejtori ekzekutiv i projektit, shtoi se Kate është e lumtur të shohë se fondacioni bamirësisë po vazhdon punën normalisht, ndërkohë që ajo vetë po shërohet.

Duke folur për MailOnline, një burim i brendshëm nga Pallati Mbretëror konfirmoi se Kate është mbajtur e informuar për gjithçka që ndodh me nismat e saj të bamirësisë, ku vëmendja mbetet te fëmijët dhe investimi në shtresat në nevojë, përmes projekteve të ndryshme.

Artikuj të sugjeruar: