
Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër akuzë të rëndë dhe padi për abuzim seksual dhe drogë. Modelja Crystal McKinney ka rrëfyer se reperi e ka detyruar t’i bëjë seks oral pas një eventi në 2003-shin.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, modelja e cila atëherë ishte 22 vjeç e ka takuar reperin në të famshmin “Cipriani” në New York. Më pas reperi e ftoi në studio dhe së bashku me disa miq, ata konsumuan alkool dhe kanabis. McKinney deklaron se në të vërtetë cigarja ishte tepër e fortë dhe dyshon se reperi e ka bashkuar me një lëndë tjetër narkotike.
Edhe pse sipas modeles të gjithë ishin në gjendje deliri, Diddy, i kërkoi ta ndjekë nga pas në formë urdhërore dhe pasi shkuan në tualet, i kërkoi seks oral. Kur Crystal nuk pranoi, ai i mori me forcë kokën dhe ia uli për ta detyruar.

Pas kësaj ngjarje, modelja zbulon se humbi ndjenjat dhe e kuptoi më vonë se ishte abuzuar. Pas ngjarjes, McKinney deklaroi se ka vuajtur nga depresioni dhe se ka tentuar të vrasë veten.
Modelja është vetëm një nga shumë padi të ngritura karshi Diddy-t, të cilët e akzuojnë reperin për dhunë dhe abuzim seksual.
Së fundmi, u publikua edhe një video e vitit 2016, ku Diddy shfaqej duke dhunuar rëndë Cassie Ventura, asokohe e dashura e tij.
Në video tregohet se ai e ndjek Cassie-n nëpër korridor, duke e kapur nga qafa dhe duke e përplasur në dysheme. Ai e qëllon me shkelma dhe e tërheq zvarrë drejt dhomës së tyre. Më pas, shihet duke e goditur me një objekt.
Ventura e paditi reperin 54-vjeçar dhe shpejt, pasi nënshkroi padinë, e tërhoqi atë, për arsye ende të paditura.
Artikuj të sugjeruar: