
Jennifer Lopez ka bërë reagimin e parë për statusin e marrëdhënies së saj me Ben Affleck, por nuk është ekzaktësisht ai që mendoni ju. Këngëtarja dhe aktorja iu përgjigj një gazetari kurioz, i cili i bëri pyetje mbi marrëdhënien e saj, duke thënë: “Ju dini të bëni më mirë se kaq”.
*Praktikisht, reagimi i J.Lo*, hehe.

Ajo u xhirua në një event në Mexico, teksa promovonte filmin e saj të fundit, “Atlas” dhe kur gazetari e pyeti, ajo i ktheu përgjigjen e mësipërme, duke reaguar kështu për herë të parë.
Lopez, e cila ka qenë në turneun e promovimit të filmit të ri në Netflix, e ka shmangur shumë temën e një divorci të mundshëm me Ben Affleck. Ndërsa burime thonë se tanimë, Ben ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se martesa me “Jenny from the Block” ishte një gabim dhe ka marrë fund. “Ai ndihet sikur dy vitet e fundit kanë qenë një ëndërr dhe tani ka ardhur në vete. Ai e kupton se nuk ka asnjë mundësi që kjo martesë të funksionojë”.

Thashethemet për ndarjen e tyre nisën javën e kaluar, pas fotove që publikoi Page Six, në të cilat shfaqej Ben Affleck në një shtëpi tjetër, larg asaj ku banonte me J.Lo.

Burimet konfirmuan se të dy ata po jetojnë të ndarë. Më pas, çifti u shfaq sërish bashkë 1 muaj pas zërave për ndarjen, bashkë me Seraphina-n, vajzën e Affleck.
Gjithsesi, zërat nuk ndaluan, sidomos pasi Ben po kërkon për një shtëpi të re. Aktori gjithashtu u fotografua pa unazën e martesës. Personat anonimë që kanë dhënë detaje mbi martesën e tyre thonë se mes tyre gjërat nuk janë shumë mirë dhe ndoshta është rasti i një krize, ose i një ndarjeje përfundimtare.
Artikuj të sugjeruar: