Piktura e portretit zyrtar të mbretit Charles III u zbulua disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që teoritë konspirative për të janë shuar. Në veprën e artit shfaqet mbreti Charles në uniformën e tij si anëtar i gardës së Uellsit.
View this post on Instagram
Në pikturë dominon një ngjyrë e kuqe e gjallë dhe është krijuar nga Jonathan Yeo, i cili ka pikturuar gjithashtu Tony Blair, Sir David Attenborough dhe Malala Yousafzai. Yeo është një piktor mjaft i famshëm në radhët e njerëzve me më shumë ndikim në politikë e më gjerë. Edhe mbretëresha Camilla e pëlqeu punën e Yeo-s, duke i thënë se po, kishte bërë fiks mbretin Charles.
Mbreti shfaqet me një shpatë në dorë dhe një flutur pranë shpatullës së tij.
Piktura në fjalë ka aktivizuar njerëzit në rrjetet sociale, të cilët kanë shkruar disa teori konspirative mjaft interesante, që prej momentit kur piktura u prezantua në pallatin Buckingham. Shumë prej tyre pretendojnë se e kuqja e gjallë lidhet me gjakun dhe djallin. “Mbreti ka gjak në duart e tij”; “Mbreti është i pushtuar nga mëkati”, ishin disa prej pretendimeve.
Një video virale sugjeron se nëse kopjohet piktura dhe vendoset mbrapsht, paralelisht, zbulohet Baphomet (një qenie gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë, me kokë dhie, e pikturuar nga Éliphas Lévi në vitet 1800). Disa njerëz e quajtën veprën si “mishërim i së keqes”.
@rawanabood24 A Very Strange Discovery in King Charles' Portrait After Its Unveiling #fyp #foryou #fyp?? #UK ? Suspense, horror, piano and music box - takaya
Dikush shkroi në X: “Kush dreqin e aprovoi portretin e Charles? Se duket fiks sikur është në ferr!”.
Nga ana tjetër, piktori shpjegoi se në pikturë ai paraqiti disa nga traditat e vjetra të portreteve të anëtarëve të pallatit mbretëror, duke nisur që nga poza, nga uniforma ushtarake, shpata, por gjithsesi, donte të sillte një qasje më moderne, e cila u manifestua në ngjyra të forta dhe te flutura. “Në historinë e artit, flutura simbolizon metamorfozën dhe rilindjen”, shpjegoi ai.
Gjithashtu, flutura është një referencë edhe për interesin e madh që ka treguar mbreti Charles për mjedisin dhe natyrën. Piktori rrëfeu se ai dhe mbreti Charles folën për mundësinë që të rrëfenin historinë përmes portretit. “Unë e pyeta se ç’mesazh donte t’u jepte fëmijëve nëpër shkolla kur të shihnin portertin e tij, pas 200 viteve?”, u shpreh Yeo dhe shtoi se ideja e fluturës në shpatull ishte e vetë mbretit.
Piktura nisi të krijohej që prej kohës kur Charles ishte ende princi i Uellsit dhe u shfaq fillimisht në Highgrove (rezidenca familjare e Charles dhe Camilla) në qershor 2021.
Nisur nga rrëfimi i Yeo, disa njerëz mendojnë se është thjesht imagjinata e artistit dhe kaq. Nuk ka nevojë për të gjetur kaq shumë teori në art.