Nuk ka asnjë dyshim se Hailey Bieber është në mendjen e të gjithëve falë lëkurës perfekte, lajmit se është në pritje të ëmbël, trendeve që sjell, si dhe linjës së saj me produkte për përkujdesin ndaj lëkurës, Rhode.
Njerëzit shpesh rikrijojnë disa nga pamjet e saj më të mira ose edhe rutinën e makeup-it, ndaj s’është çudi që të rreken të gjejnë edhe Carroten, një xhel intensiv nxirjeje.
E pranojmë, një trup i nxirë, sidomos në verë duket yll, por a është i dëmshëm Carroten? Gocat në TikTok po e sugjerojnë dhe përdorin kaq shumë, ndaj është momenti i së vërtetës.
@chloegxo04 literally just stocked up on amazon before it sells out again BUT wear ur SPF because this will make you either super tan or red lol #carroten #tanning #tan ? original sound - Cloe
Bobby Buka, dermatologe e certifikuar dhe themeluese dhe CEO e The Derm Specs, thotë për PopSugar se Carroten ka 0 përmbajtje SPF, që do të thotë se nuk të siguron aspak mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.
Të njëjtin mendim ndan edhe Carl Thornfeldt, dermatolog i certifikuar dhe themelues i Epionce. Ai shprehet:
“Nuk garanton asnjë mbrojtje ndaj rrezeve ultravjollcë, ndaj jo, nuk është i sigurt për t’u përdorur”.
Dr. Buka shton se Carroten është një biletë vajtje për te kanceri i lëkurës, pasi shton ndikimin e rrezeve ultravjollcë në lëkurë.
Po nëse përzien Carroten-in me SPF?
Përgjigja në këtë rast është paksa më e ndërlikuar. Dr. Thornfeldt thotë: “Formulat e kremrave të diellit janë të ndërlikuara dhe përzierja e tyre me gjëra të tjera, e ul efikasitetin e SPF-së”, duke shtuar se nëse përzien me të tjerë elemente, mund të mos ketë më efekt.
Mandej, Dr. Buka shpjegon:
“Njëra e shton nxirjen, ndërsa tjetra nuk e lejon atë. Për shembull, nëse do të përdorje sasi të barabarta të Carroten-it dhe të SPF 30, mbrojtja do të ishte diku te SPF 15”, çka tregon se një ‘formulë’ e tillë e ul në 50% efektin e SPF-së.
Me pak fjalë: Mos u piq në diell vetëm me Carroten. Nëse nuk bën dot pa të, sigurohu që ta përziesh me SPF më të lartë. Dr. Buka sugjeron përzierjen me SPF 50. Theksojmë se nuk do të marrësh mbrojtje maksimale, por dëmtimi nuk do të jetë aq i madh sa pa SPF fare. :)