Celebrity

Kourtney flet për operacionin urgjent gjatë shtatzënisë

Shkruar nga Anabel

23 Maj 2024

Kourtney flet për operacionin urgjent gjatë shtatzënisë
FOTO: Hulu/Kourtney Kardashian/Instagram

Kourtney dhe Travis Barker janë prindër të një djali, Rocky Thirten Barker, por përtej gëzimit që ka sjellë në jetën e të dyve duket se shtatzënia dhe lindja e tij kanë qenë përvoja më e tmerrshme dhe stresuese për Kourtney-n, por jo vetëm.

Kourtney flet për operacionin urgjent gjatë shtatzënisë
FOTO: GETTY

Ylli i “The Kardashians” reflektoi mbi disa nga problemet fizike që çuan në lindjen e Rocky-t duke, folur gjatë sezonit të pestë të reality show-t të familjes Kardashian.

“Ne kishim planifikuar një skaner në shtëpi në mënyrë që të gjithë fëmijët të mund ta shihnin foshnjën,” thotë themeluesja e Poosh. "Mjeku që erdhi në shtëpi është një nga më të njohurit, i detajuar në çdo aspekt dhe konkret në kërkesat dhe idetë e tij. Gjatë vizitës mjekësore ai vuri re se diçka nuk shkonte dhe kërkoi konsultë me disa mjekë të tjerë specialistë,” shton ajo.  

Ndërsa, skaneri në kushtet e shtëpisë i lejoi Kardashian të bashkonte familjen, ajo mësoi pas kësaj procedure se kishte nevojë për një operacion urgjent në fetus, pavarësisht se ishte e paqartë në lidhje me atë që zbuloi skaneri.

"Koha është gjithçka dhe unë isha realisht në vendin dhe momentin e duhur,” shpjegon 45-vjeçarja. "Doktori më tha se nuk kisha bërë asgjë gabim. Nuk kishte të bënte me moshën, por ishte diçka super e rrallë që kishte ndodhur,” vijon Kourtney.  

Duke folur për rikuperimin, ajo theksoi se u detyrua që të qëndronte në regjim shtrati për disa muaj me radhë.

“Kisha një vrimë në qesen amniotike nga ku duhej të bënim edhe operacionin,” tha ajo. "Pra, nuk më lejohej t’i jepja makinës. Nuk më lejohej të qëndroja në këmbë për më shumë se 20 minuta. Unë me të vërtetë nuk mund të dilja nga shtëpia."

Pavarësisht se Kardashian e quajti këtë përvojë një "traumë" për çiftin, ajo zbuloi se bashkë me Travis asnjëherë nuk hoqën dorë nga lindja e djalit të tyre të shëndetshëm.

“Unë thjesht ndihem shumë mirënjohëse sesi gjithçka ndodhi dhe për mjekët që ndihmuan në marrjen e vendimeve më të mira që shpëtuan fëmijën tonë. Kjo është një mrekulli dhe ne duhet të jemi tejet pozitivë."

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle