
Sean ‘Diddy’ Combs po përballet me një tjetër padi, këtë herë nga një ish-studente e Insitutit të Teknoligjisë së Modës në New York, e cila pretendon se reperi e ka droguar dhe përdhunuar në vitet 1990.
April Lampros paditi në Gjykatën Supreme të New York-ut reperin, duke thënë se lidhja mes tyre nisi kur Diddy ishte mentori i saj në industrinë e modës. Ajo u shpreh se e takoi reperin në SoHo Bar në vitin 1995, ku e teproi më alkoolin dhe më pas, ai e çoi në hotel.

Lampros, e cila tani është 51 vjeç, tha se ndjeu se dhoma po zvogëlohej dhe se reperi nisi të kryente aktin. Pala paditëse dëshmoi se ishte e pafuqishme për të mbrojtur veten dhe u zgjua lakuriq, me muskuj të mpirë dhe konfuze.
Sipas dokumenteve, Lampros mbajti distancë nga Combs për muaj me radhë, derisa ai e kërkoi sërish dhe e ftoi në evente të modës. Gruaja u shpreh se ajo ishte një studente naive dhe u besoi fjalëve të Combs, duke i dhënë një shans të dytë.
Ajo tha se darkuan së bashku dhe reperi e detyroi që t’i bënte seks oral në parking. Ata u pikasën nga roja i parkingut, por Diddy s’e vrau shumë mendjen. Pas ngjarjes, Lampros e injoroi, çka solli acarimin e Diddy-t, i cili e kërcënoi vajzën se do ta nxirrte nga industria e modës.
Në vitin 1996, ajo tregoi se u urdhërua nga Diddy të shkonte në apartamentin e tij, ku u prezantua edhe me partneren e tij asokohe, Kim Porter. Ajo tha se u detyrua të merrte ekstazi dhe se Diddy e detyroi të bëntë seks me Kim, ndërsa vetë masturbohej. Lampros tregoi se sërish u përdhunua nga Combs.

Rrëfimi i saj tronditës vjen pas videos shokuese në të cilën Diddy dhunonte ish-partneren e tij, Cassie.
Artikuj të sugjeruar:
- Një tjetër dëshmi e rëndë! Modelja akuzon Diddy-n për abuzim seksual
- Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku dhunonte Cassie?
- Sean “Diddy” Combs reagon për videon e dhunës ndaj ish-partneres
- Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i këngëtares
- Videoja ku Diddy dhunon Cassie-n shokon njerëzit