Celebrity

Njerëzit mendojnë se Billie Eilish thumboi Taylor Swift dhe Beyoncé, por pse?

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2024

Njerëzit mendojnë se Billie Eilish thumboi Taylor Swift dhe

Mos ndoshta Billie Eilish thumboi Taylor dhe Bey në deklaratën e saj të fundit? E vërteta nuk dihet, por njerëzit nëpër rrjetet sociale mendojnë se këngëtarja u hodhi një kunjë kolegeve të saj, për shkak të koncerteve të gjata që bëjnë.

Billie, 22 vjeç, u shpreh se askush nuk do të jetë në një shfaqje për 2-3 orë. “Ju njerëz nuk e doni këtë. As unë nuk e dua. Nuk do e doja as po të isha fanse. Edhe për artistët e mi të preferuar: Nuk do të doja t’i dëgjoja për tre orë. Është një kohë shumë e gjatë”, tha këngëtarja.

Njerëzit mendojnë se Billie Eilish thumboi Taylor Swift dhe
Getty
Njerëzit mendojnë se Billie Eilish thumboi Taylor Swift dhe
Getty

Njerëzit në X thanë se Billie me një gur vrau dy zogj dhe e hodhi spondin për turneun “ERAS” të Taylor Swift, si dhe për “Renaissance” nga Beyoncé, të cilat zgjasin rreth 3 orë secila. Fansat e këngëtareve nxituan t'i mbrojnë, duke u shprehur: “Miliona njerëz e duan një eksperiencë të tillë, por ok”, “Është e çuditshme që e thua këtë, pasi (biletat për) shfaqjet e tyre u shitën kaq shumë dhe ka filma, për të cilët njerëzit blenë bileta. Të thuash ‘askush nuk e do diçka të tillë’ është një gënjeshtër”; "Unë dua ta përjetoj, pasi janë momente të lumtura dhe emocionuese", ishin disa nga komentet.

Njerëzit mendojnë se Billie Eilish thumboi Taylor Swift dhe
Getty

S'e dimë me kë e ka pasur Billie, por te fotoja e mësipërme duket mjaft miqësore me Tay. 

Artikuj të sugjeruar: