Hailey dhe Justin Bieber mund të bëhen prindër të një vajze. Njerëzit janë të bindur se gjinia e bebushit është vajzë, nisur nga postimi i fundit i Hailey-t në Instagram. Themeluesja e Rhode, 27 vjeç, publikoi një album fotosh, i cili mori gjithë vëmendjen e njerëzve.
“Lule të vogla qershie në thonjtë e mi, lule e vogël qershie në barkun tim”, shkroi Hailey në fotot e shkrepura në Tokyo.
Kaq u desh dhe njerëzit nisën të komentonin: “A është vajzë? Është vaaajzëëë?!”; “O Zot, ata do bëhen me një vajzë”; “Bebi Bieber është vajzë”; “Ok, është vajzë”, u shprehën disa përdorues të Instagram-it, ndërsa të tjerë mendojnë se modelja i tregoi botës edhe emrin e bebit: Cherry ose Blossom. “Blossom Bieber, shkon kaq shumë”, shkroi një komentues.
Hailey dhe Justin ndanë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër më herët gjatë këtij muaji dhe modelja është pak më shumë se 6 muajshe shtatzënë. Deri më tani dihet se ata kanë zgjedhur emrin e bebit dhe sipas tyre është “i përsosur”.
Artikuj të sugjeruar: