TV Mania

Egla Ceno flet pas fitores: “E meritoja!”

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2024

Egla Ceno flet pas fitores: “E meritoja!”

Pas 133 ditëve izolim brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3”, aktorja Egla Ceno u shpall mbrëmë zyrtarisht fituesja e edicionit të tretë të këtij reality show-t, duke fituar praktikisht edhe çmimin e madh 100 mijë euro.

Pas televotimit kokë më kokë mes saj dhe aktorit Julian Deda, publiku vendosi që të shpallë Eglën si fituese të këtij formati. Me marrjen e çekut dhe emocioneve që ajo i shfaqi edhe gjatë takimit në studio me prezantuesin Ledion Liço, por edhe personazhet e tjerë me të cilët ndau këtë rrugëtim në “BBVA 3”, aktorja foli për herë të parë për Top Albania Radio ku u shpreh entuziaste për këtë arritje.

“Për mua nuk është ky "Big Brother-i", me thënë të drejtën. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të. Është shtëpia ime, është era ime, është gjithçka,” u shpreh ajo.

E pyetur për faktin se kujt ia dedikon çmimin e fitores përveç nënës së saj, Elga u shpreh:

“Grave, vetes sime! Doja shumë të ishte një grua, në mos unë një tjetër, por të ishte një grua. Edhe vetes sigurisht, e meritoja! Në fund të ditës e meritoj!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Kujtojmë që Elga Ceno ka kaluar jo pak episode brenda shtëpisë së “BBVA3”, nga përplasja me bashkëjetuesit e tjerë gjatë 133 ditëve, izolimi në “Dhomën e bardhë”, debatet, sulmet etj.

Artikuj të sugjeruar: