Instagramming

Romeo flet pas përfundimit të ‘BBVA 3’: “Ju jeni fitorja ime e madhe”

Shkruar nga Anabel

27 Maj 2024

Romeo flet pas përfundimit të ‘BBVA 3’: “Ju jeni

Romeo bëri reagimin e parë në Instagram, pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 3”, ku fituese u shpall Egla. Romeo doli i treti nga shtëpia e famshme, duke lënë në finalen e madhe Eglën dhe Julian Dedën.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Romeo u shpreh:

“Hej, përshëndetje! Si jeni? Sa e çuditshme, unë kam një telefon në dorë, e kuptoni…për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten, të them të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra. Ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë”.

Më tej, shtoi:

“Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Dua t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Ju dua”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Finalja e “BBVA 3” ishte më 25 maj dhe renditja e finalistëve ishte e tillë:

Në vendin e pestë – Meritoni

Në vendin e katërt – Heidi

Në vendin e tretë – Romeo

Në vendin e dytë – Juli

Fituese - Egla