Elon Musk thotë se ai është “një alien”, por askush nuk e beson. Miliarderi dha deklaratën e çudtishme në eventin e Viva Tech në Paris, ku foli ndër të tjera për teoritë konspirative se ka një origjinë jashtëtokësore.
Krijuesi i SpaceX qeshi dhe tha: “Unë jam një alien. Po, vazhdoj ta them se jam alien, por askush nuk më beson”.
Kjo pjesë e seancës së eventit u emërua "Everything You Always Wanted To Know About Elon Musk But Were Afraid to Ask”, bazuar nga një film i Woody Allen.
Duke diskutuar rreth mundësisë së prezencës së alienëve në Tokë, Elon u shpreh:
“Njerëzit shpesh më pyesin nëse ka alinë në Tokë, por unë nuk kam parë prova se ka. Nëse do shoh, do i publikoj në X. Mbase jemi vetëm në galaksi, mbase jemi vetëm ne dhe ndërgjegjja jonë është jashtëzakonisht e brishtë”.
Ai foli edhe për vizionin e kompanisë për jetën në Mars. “Qëllimi afatgjatë i SpaceX është ta bëjë jetën shumëplanetare. Ne duhet të bëhemi një qytetërim i qëndrueshëm në shumë planete. Kjo është hera e parë në historinë e Tokës që është e mundur të bëhet diçka e tillë. Kjo aftësi mund të jetë e hapur vetëm për një afat të shkurtër kohor”, duke shtuar se diçka në Tokë do ta eliminojë jetën dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata për të mbijetuar.
Artikuj të sugjeruar: