Meriton Mjekiqi, i cili mbërriti deri në finalen e madhe të 25 majit, përmes një postimi në Instagram, ka bërë reagimin e parë publik për ndjekësit e tij.
“Përshëndetje prej meje Meritonit. Në fakt, sot po e shijoj ditën sepse kam pushuar, kam fjetur... Ju jam mirënjohës që keni besuar që unë të vij deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familjeje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo nëpër botë që më keni votuar”, tha moderatori.
Sfondi i shtëpisë në të cilën ndodhet ish-banori i shtëpisë së famshme, është i mbushur me libra, një pikturë dhe me një foto të tijën dhe të Ilnisës, ndaj me shumë gjasa, ai ndodhet në shtëpinë e partneres.
Meritoni u rendit i pesti në finale dhe la i pari shtëpinë, i ndjekur nga Heidi, Romeo dhe Juli. "BBVA 3" u fitua nga Egla Ceno.
Artikuj të sugjeruar: