Sokol Cikalleshi, përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar se i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në kombëtaren shqiptare, duke shprehur të gjithë mirënjohjen dhe krenarinë për përfaqësimin e fanellës.
“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën”, e nis ai postimin.
“Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar e padyshim, në mënyrë të veçantë, ndaj çdokujt që brohoriti për mua”.
Cikalleshi vijoi:
“Ashtu siç çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin, për të bërë më të mirën e mundshme”.
“Falenderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët kuq e zi, që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. (I) lutem Zotit që shokët që do të vijojnë rrugëtimin në Euro2024, të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze”, e përmbylli deklaratën Cikalleshi.
View this post on Instagram
Deklarata e tij vjen pasi është lënë jashtë listës së futbollistëve që do të jenë pjesë e garës në Euro2024. Në listën e përzgjedhur nga trajneri i kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Júnior, vërehet mungesa e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit, të cilët kanë qenë elemente të rëndësishme të ekipit.
Lista e plotë e futbollistëve që do të na përfaqësojnë në Euro2024: