
Historitë e rrëfyera virtualisht gjatë mbrëmjes së djeshme në llogarinë e Anabel në Instagram, u bën shkas që të kërkojmë më shumë detaje rreth marrëdhënieve problematike, kryesisht ato në familje. Disa syresh nga ngjarjet personale të treguara kishin doza mllefi dhe mërie në raportin nuse-vjehrrit, që nisnin nga keqkuptimet më të vogla te dramat familjare që çonin më pas në një ndarje të çifteve.
View this post on Instagram
Tashmë, nuk është më klishe një nuse dhe prindërit e bashkëshortit të saj të kenë probleme me njëra-tjetrën, një raport konfliktual që e bën bashkërendimin e marrëdhënies mes të dyjave gati një mision të pamundur. Në mos e keni histori të përjetuar, mund ta keni dëgjuar nga shoqet, koleget etj. Ka disa mekanizma që duhen përdorur për të kuptuar nëse personi që keni përballë, pra ata thjesht kanë kaluar një ditë të keqe apo problemet janë më të thella dhe serioze.
Psikologia klinike Bethany Cook jep disa orientime profesionale se si t’i qaseni kësaj marrëdhënieje toksike, ndoshta për të mos fajësuar më veten për gjithçka po ndodh dhe për të larguar të gjitha “retë” e mundshme nga hapësira dhe rruga juaj.
View this post on Instagram
#1 Komunikoni me bashkëshortin tuaj
Mund të jetë e vështirë, veçanërisht në rastet kur një bashkëshort është veçanërisht mbrojtës ndaj familjes, por komunikimi i hapur dhe i sinqertë është elementi kryesor i një partneriteti të qëndrueshëm. Flisni hapur, jepni mendimet tuaja, ndani shqetësimet në mënyrë që gjërat të marrin një tjetër zhvillim.
#2 Bisedoni me vjehrrit
Pasi të jeni të qarta me bashkëshortin tuaj se çfarë sfide është bashkëjetesa apo thjesht komunikimin me prindërit e tij, ju duhet të përballeni direkt me palën tjetër dhe jo t’i ktheni shpinën situatave. Ju duhet të uleni dhe t’i shprehni me qetësi gjërat, për ta qartësuar dhe ata se si sjellja e saj ndikon negativisht në jetën dhe përditshmërinë tuaj si nuse.
#3 Sa më pak ekspozim dhe kontakte bashkë
Nëse qasja e diskutimit nuk sjell asnjë ndryshim të rëndësishëm në dinamikën e raportit mes jush, atëherë sa më pak kontakte, takime dhe ekspozim mes jush. Kjo vlen sidomos për rastet kur ndani të njëjtën shtëpi. Në kushte të tjera, sa më pak dalje në kafe apo fundjava të kaluara bashkë.
#4 Vendosni kufijtë
Kufijtë janë të rëndësishëm në çdo marrëdhënie, duke përfshirë edhe ato me vjehrrit. Nëse ata shfaqen në derë pa paralajmërim, pavarësisht kërkesave tuaja të përsëritura për një telefonatë më parë, kjo do të thotë që ajo refuzojnë çdo propozim apo kërkesë tuajën. Ndaj, jini të qarta dhe vendosni kufij për të mirën tuaj.
#5 Nxisni partnerin që t’i zbatojë këto kufij
Nëse keni provuar dhe keni dështuar të zbatoni kufijtë me vjehrrit toksikë, është koha të bisedoni me bashkëshortin. Në fund të fundit është pjesëtar i kësaj familjeje toksike. Duke i vendosur edhe atij kufij të përcaktuar qartë, ju nuk lini vend për abuzime nga asnjëra palë.
#6 Mos i merrni gjërat shumë personale
Kjo është shumë më e lehtë për t'u thënë se sa për t'u bërë, por ndonjëherë vlen vërtet. Pra, përpiquni të shmangni atë zërin tuaj të brendshëm negativ, atë idenë në kokën tuaj që do ziheni apo do debatoni prapë dhe thjesht riformuloni qasjen ndaj tyre. Në fund të fundit, është shumë më e lehtë të ndryshoni pritshmëritë, se sa të ndryshoni personin tjetër.
Artikuj të sugjeruar:
- Nicola Peltz zbulon arsyen pse nuk ishte në ditëlindjen e Victoria Beckham
- Ca ide interesante për gruan e jetës suaj këtë 7-8 mars!
- Nicola Peltz rikrijon veshjen e vjehrrës, Victoria Beckham dhe duket yll
- “Momenti kur kuptova se martesa ime kishte marrë fund”: Rrëfimet tronditëse të shqiptarëve
- Ç’t’i dhurosh vjehrrës për festa?