Celebrity Style

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por pse?

Shkruar nga Anabel

29 Maj 2024

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: EMMAMCINTYRE/ GETTY IMAGES

Kur kanë kaluar vetëm dy javë nga dita kur Hailey zbuloi shtatzëninë e saj përmes një videoje në Instagram, me daljet e saj publike, ajo ka zbuluar pak edhe nga stili i veshjes gjatë muajve të pritjes së ëmbël. Por, duket se ajo nuk është shumë larg stilit që vesh gjithmonë. Gjatë fundjavës, Hailey e bëri të qartë faktin se pavarësisht barkut të rrumbullakosur, ajo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga stili për t’ju përshtatur shtatzënisë.

Kanë mjaftuar këto foto që njerëzit të mendojnë se Hailey po frymëzohet nga qasja e Rihanna-s gjatë muajve të saj të shtatzënisë, me veshje lëkure dhe bluza të shkurtra që zbulojnë plotësisht barkun e rrumbullakosur. Madje, këngëtarja mund të jetë frymëzimi absolut i Bieber për veshjet gjatë kësaj periudhe.

#1

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: Backgrid

#2

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: Mike Coppola/Getty Images

#3

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: Victor Boyko/Getty Images For Gucci

Xhaketa e zezë e lëkurës me prerje në pjesën fundore dhe e zbërthyer për të zbuluar plotësisht barkun, u kombinua me një palë pantallona të zeza lëkure. Ndërsa, syzet e diellit bëjnë një pikë kthese tipike vintage, por që i japin sërish një “prekje” moderne çdo detaji në look-un e mamasë së ardhshme.

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: Instagram/Hailey Bieber

Pak ditë më parë, Hailey veshi një bluzë të verdhë të shkurtër që zbulonte sërish barkun e shtatzënisë, ndërsa i shtoi stilit edhe një kapele, në po të njëjtën ngjyrë por me thurje.

Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por
FOTO: Instagram/Hailey Bieber

Pra, duket qartë se ajo nuk po humbet kohë për të prezantuar stilin e shtatzënisë, për të cilin nuk ka ndërmend të bëjë kompromise që të ngjajë si mama, por të paktën frymëzohet nga njerëzit e duhur.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle