Donald Trump ka shpërthyer me ofendime kundrejt aktorit Robert De Niro, duke e cilësuar si një “të çmendur patetik”. Do thoni ju: “Po ç’bëri De Niro?”. Aktori iu bashkua një konference shtypi jashtë gjykatës ku kryhet gjyqi kundrejt Trump, për çështjen e Stormy Daniels.
Pas pjesëmarrjes së aktorit në konferencë, Trump publikoi në rrjetin e tij social Truth: “Nuk e dija se sa i vogël mendërisht dhe fizikisht ishte ish-aktori i çmendur Robert De Niro. Sot, De Niro, i cili vuan nga një gjendje e pashërueshme, u prit para gjykatës nga një forcë shumë më e madhe se e majta radikale”.
Trump vijoi duke thënë se filmat e De Niro-s nuk kanë qenë të një cilësie të mirë, madje shtoi se aktori dukej “patetik dhe i trishtuar”. Konferenca në fjalë ndodhi 2 ditë më parë (28 maj 2024) dhe De Niro foli për New York-un dhe dashurinë e tij për qytetin. “Unë e dua këtë qytet. Nuk dua ta shkatërrojë atë. Donald Trump do ta shkatërrojë jo vetëm qytetin, por vendin dhe në fund, të gjithë botën”, u shpreh De Niro gjatë fjalimit të tij.