Celebrity

Ish-bashkëshortja e Ben Affleck po përpiqet që ai dhe J.Lo të zgjidhin problemet, por pse?

Shkruar nga Anabel

30 Maj 2024

Ish-bashkëshortja e Ben Affleck po përpiqet që ai dhe J.Lo
FOTO: GETTY IMAGES

Duket se aktorja Jennifer Garner dhe ish-bashkëshorti Ben Affleck janë shembulli më i mirë i dy njerëzve që edhe pse martesa e tyre përfundoi, sërish kanë ruajtur raporte të mira personale, por edhe bashkëprindërore për tre fëmijët e tyre.

Sipas burimeve, aktorja dëshiron më të mirën për ish-bashkëshortin Affleck, sidomos pas zërave për probleme në martesën mes tij dhe Jennifer Lopez.

Një burim i tha People se Garner "do më të mirën" për aktorin e “Gone Girl”. “Ajo do që Ben të jetë i lumtur dhe i shëndetshëm, në mënyrë që të jetë babai më i mirë për fëmijët e tyre,” shtoi burimi.

"Garner e pëlqen faktin që këngëtarja Lopez po përkushtohet jo vetëm emocionalisht në raportin në çift, por edhe po ndikon me mbështetjen e saj në maturimin e sjelljeve dhe qasjeve të Ben. Kjo është diçka që Jennier Garner e vlerëson shumë", u shpreh personi anonim.

Ish-bashkëshortja e Ben Affleck po përpiqet që ai dhe J.Lo
FOTO: GETTY IMAGES

Kujtojmë që ish-bashkërtortët Garner dhe Affleck kanë tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel. Ata u martuan në vitin 2005, ndërsa martesa e tyre dhe letrat e divorcit u bën publike në vitin 2017.  

Ben Affleck ka folur më parë për revistën People për lidhjen speciale që ka me ish-in Garner për hir të fëmijëve të tyre. “Martesa jonë nuk funksionoi dhe kjo është e vështirë për të dy ne. Më e mira që duhet të bëjnë çiftet është që të njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nëse janë bashkë apo jo,” u shpreh Ben asokohe.

Thashethemet për një krizë divorci mes tij dhe Lopez nisën të qarkullonin kur çifti nuk u pa bashkë për 47 ditë. Ata u fotografuan më në fund në makinë pak ditë më parë, si një dalje sa për të shuar problemet për të cilat çifti po përflitet në media.

Një ditë më vonë, u konfirmua se Ben dhe Jennifer jetojnë të ndarë, këngëtarja në shtëpinë e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills, ndërsa Affleck po merr me qira një pronë disa metra më larg.

Artikuj të sugjeruar: