Celebrity

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh të mos mbajë mbiemrin e të atit

Shkruar nga Anabel

31 Maj 2024

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh
Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh, sapo mbushi 18 vjeç, bëri kërkesën për të mos e pasur më mbiemrin e të atit. Ajo ka marrë vendimin të distancohet nga lidhja me të atin dhe të mbajë thjesht mbiemrin e së ëmës, Jolie.

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh
Getty Images

TMZ konfirmoi lajmin, i cili vjen disa ditë pasi një tjetër fëmijë i çiftit, Vivienne, vendosi që gjithashtu të quhej thjesht “Vivienne Jolie”, duke e hequr mbiemrin e të atit. Fëmijët e Brad kanë një marrëdhënie jo dhe aq të mirë me aktorin, pasi jo vetëm Shiloh dhe Vivienne kanë vendosur të mos kenë lidhje me të atin, por edhe Zahara, vajza më e madhe e çiftit, quhet thjesht “Zahara Marley Jolie”.

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh
D Avanzo/Provvisionato/IPA / SplashNews.com

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Moaddox, djali i tyre 22-vjeçar, i cili në dokumentet ligjore nuk përdor emrin e të atit. Arsyet për një vendim të tillë nuk dihen, por supozohet se është sjellja e keqe e Pitt karshi fëmijëve të tij.

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh
WireImage

Në vitin 2016, Angelina dhe Brad u divorcuan dhe aktorja mori kujdestarinë e plotë të 6 fëmijëve të tyre: Vivienne, Zahara, Maddox, Shiloh, Pax dhe Knox. Ajo e akuzoi aktorin për dhunë, duke mos kursyer as fëmijët, akuza të cilat asokohe Brad i mohoi.

Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh
ZUMAPRESS.com