Historia Ime

Historia jo e zakonshme e prindërve të mi

9 Qershor 2015

Historia jo e zakonshme e prindërve të mi

Letra 1
Prsh Anabelel , me ngacmoi kjo teme dhe vendosa te tregoj historine e dashurise te prinderve te mi, kjo histori ashtu si edhe perallat kishte nje fillim, zhvillim paksa te hidhur por fatmiresisht fund te lumtur !  ...Nena ime ishte vetem 12 vjec kur familja e saj po e detyronte qe te martohej me nje djale 19vjec, me djalin njiheshin mire pasi e kishte edhe afer me lagje por nena ime s'pranonte kursesi.Nuk pranonte pasi ai ishte djali qe iu prishte lojerat e ndryshme qe ajo organizonte me shoqet.nuk pranonte sepse ishte ai qe e ngacmonte gjate gjithe kohes duke i hapur edhe fjale ne fshat, duke shpikur , duke.u hakmarre vetem sepse nena ime nuk e pranonte...ato kohe ishin te veshtira per te, familja e largoi nga shtepia e la ne mes te 4 rrugve , e kercenonte se nqs nuk pranonte per ata ishte e vdekur, nena ime vetem 12 vjece qante ,qante duke mos e kuptuar as mire gjithe kete qe po ndodhte. Gjerat arriten.deri aty sa piu dhe helm por fatmirsisht spitali i fshatit ishte afer, pas kesaj familja akoma kerkonte qe ajo ta pranonte martesen nena nuk pranonte...kaluan kohe dhe nena ishte bere e zonja e vetes dhe shkoi per pune ne durres aty ajo gjen dashurine e jetes se saj,u tregon prinderve te cilet direkt u interesuan dhe filluan te pyesnin...ai ishte djali i cili se la rehat nenen ne femijerine e saj . fati ashtu ishte shkruar...sot ai eshte babai im , njeriu me i dashur per mua...te dua Baa

Letra 2
Te lutes anonim dhe pse dikush mund ta njohi kete histori. Prinderit e mi u njohen atehere kur mami ishte 16 vjec dhe meqenese nuk vazhdoi shkollen, punonte ne rrobaqepsi. Rruges kur kthehej nga puna u njoh dhe me tim ate. Nejse qe mos ta zgjat u lidhen dhe mami pas disa kohesh ngeli shtatzane. Atehere kjo qe gjeja me e keqe qe mund te te ndodhte, vajze e vogel e pamartuar. Babai im nuk i doli per zot atehere dhe i tha nqs e mban ne nuk kemi pune bashke.. Mami me mbajti me shpresen se babi pendohej, mirepo muajt kalonin dhe abort nuk mund te bente. Gjysherit e mi nuk e dinin ekzistencen time, mami e shtrengonte barkun fort aq sa nuk e di se si me lindi te gjalle. Kur erdhi koha per te lindur nje mikja e saj pak me ne gjendje e ndihmoi te lindte ne nje qytet tjeter ku edhe me la ne jetimore. Qante nate e dite dhe me ne fund vendosi se me donte mbrapsht ndaj edhe cau e cnuk beri derisa me mori prape.. Kjo qe nje beteje e vertete. U kthye ne shtepi me mua dhe atje e more vesh edhe gjysherit qe ajo kishte qene shtatzane kaq kohe. U be nami por ajo s'hoqi dore.. Deri ne nje fare moshe mendoja se e kisha moter jo nene. Nejse nena e babit c'nuk beri qe ta martonte babin me te tjera por cdo krushqi prishej dhe me ne fund babi u kthye tek ne, mori mamin dhe mua. Kane kaluar shume vite qe atehere, tani kam edhe nje vella. Historia eshte edhe me e dhimbshme po u zgjata teper nderkohe. Ju uroj gjithe te mirat !

Letra 3
Pershendetje Anabel! Nga prinderit e mi mbaj mend histori te frikshme. ata gjithmon benin lojra ekstreme me njeri tjetrin. shikonin filma te frikshem dhe i benin me njeri tjetrin. disa raste i kam pare fshehurazi teksa mbysnin njeri tjetrin me rrip deri sa u binte te fiket. ose luanin me thik benin sikur ja ngulnin njeri tjetrit. nga vrima e celesit pash mamin qe e kishte varur ne litar babin dhe e mbante te varur duke u perpelitur. te gjitha keto i kam pare fshehurazi sepse ata mundoheshin te mos benin gje ne syrin tim por une pasi ja mesova stilin i ruaja gjithmon dhe i shikoja teksa vuanin ne menyra te ndryshme. Anonim

Letra 4
anabel anonim te lutem.dua dhe une te tregoj historine e prinderve te mi te permbledhur shkurtimisht. U njohen kur nena ime ishte 15 dhe babi im 25.nena ime ngeli shtatzane dhe lindi vellain tim.shkoi nga qyteti ne fshat per nje mashkull i cili e keqtrajtonte gjithmone mbas 2 viteve martese dhe mbas lindjes se djalit me solli edhe mua ne jet dhe perseri mbas dy vjetesh nga lindja ime kreu vetvrasje nga keqtrajtimet e babait tim. Goxha histori apo..ka dhe keshtu?

Letra 5
Sa e bukur tema sot! Prinderit e mij vertet skan ndonje histori kushedi se cfar por gjysherit po. Mua te pakten keshtu me duket. Gjyshja ime ishte 18 ndersa gjyshi rreth 23-24. Gjyshja asokohe (na falni per injorancen) ishte si quhen keto kryetaret e komitetit te te rinjve dhe vinte nga nje familje me pozit por kjo se ndalonte qe te ishte puntore. Gjyshi si parazit her punonte e her jo. Ishte i lidhur me shoqen e ngusht te gjyshes. Te dy nuk eshte se kishin ndonje mardhenie te mir sepse gjyshja e urrente gjyshin per shkak te tipit mendjemadh qe kishte(keshtu thoshte).

Krejt rastesisht gjyshi kap te dashuren pas mullarit me nje tjeter .. Aty ndahet nga ajo dhe vendos ti hedh syt gjyshes. Duke qen se ishte koha e vjeljes se pambukut organizohej nje gar midis te rinjve. Kush fitonte shkonte ne nje fshat tjeter per te vazhduar garen. Gjyshja duke shkuar ne pun i del perpara ky "donzhuani" dhe i thot. -E moj e shkathte u bere ti te fitosh garen. Do dalesh nga fshati. Dhe gjyshja me tipin e saj te eger ja kthej  -ik ore pi*dhu!

Ka ngren nje dru ate dit e shkreta saqe dhe sot e kujton. Shkon tek babi i saj duke qar e keshtu shkojn gjerat deri ne komitetin e partis. Thirren te dy qe gjyshi ti kerkonte falje por ai ne vend te kesaj tha "ju me beni cte doni po une kete e dua ..o e mar per nuse o vdes"  Normale qe ajo nuk pranoj ne fillim por dy baballaret ran dakort qe ti fejonin. Gjyshja se pranonte por ne fakt ai ishte djali qe ajo donte te kishte pran vetes.

Kishin nje martes te lumtur nga ku linden 3 femij por gjyshi fatkeqesisht vdiq ne moshen 40 vjecare nga nje aksident. Gjyshja e kujton me nostalgji dhe flet per te plot dashuri. Ndersa me shoqen sot jan me te lidhira se kurr.

Letra 6
mirmbrema anabelista ju prsh tgjithve...

Prinderit e mi u njohen ne Sarand babi im ishte ne plazh mami eskursion me koleget. Shkembyen veshtrimet e para dhe u terhoqen shum nga njeri-tjetri.u futen ne mhb dhe keshtu u njohen..deri ketu e zakont,por..kaluan koh dhe nuk ishin pare me gati dy vjet,ishte dashuri platonike sepse e mendonin njeri tj por nuk ishin pare me.Nje dit te bukur babi vjen ne vlore dhe gjen info per mamin dhe pas sh kohhesh serish shihen..kete her im at ulet ne gjunj e i thot"e bukura ime pranon te lidhesh jet me djalin me te cmendur ne bot"ngeci fjala se vjen daja im (vellai mamit)rastesisht dhe sherr saaaa skaaa njs babi e donte mamin dhe u fejuan,ben dasem dhe tani presin qe se shpejti te vi un ne jet femija i pare i tyre qe jam nje djal sapo hyra ne muajn e 9..sapo te lind do tju tregoj fotot e mia te para..ju bekoj tgjithve nga lart!  (ditari i nje bebe qe pret tvi n jet)..naten yje

Letra 7
Mirembrema anabel . Historia e prinderve te mi eshte shume e trishte. Ata sot nuk jetojne asnjeri e kurre nuk pata guximin ti pyesja per arsyet. Nena ime ishte e martuar me nje djale . Babai im gjithashtu i martuar me 2 femije qe jane vellezerit e mij e nuk me pranojne . Dashurohen marrezisht te pakten ai babai im . Fe te ndryshme ,te dy martuar me persona te tjere e per me teper me femije me keq se kaq si behet. Mbet shtatzene me mua e kokforte sic ishte kthjellohet per budallallekun qe ka bere. Nderkohe fjalet kishin dale e qarkullonin . Ai babai im kalonte 1000 probleme me familjen e tij por nuk heq dore nga nena ime . Ndersa ajo nene pendohet e nuk pranon. Ai i propozon te ikin bashke e femijen, dmth mua ta lindi e ta rtisin bashke. E pret edhe per te me dhene emrin por ajo nuk pranon . Nuk shkon ne gjenjen civile e ngul kembe qe femija dmth une isha i biri i te shoqit . Askush nuk e beson me askush. Babai im zemerohet e kthehet tek e shoqja duke u betuar qe nuk do te kete me pune me te. Nena e braktisur tashme me braktis edhe mua ne jetimore. Mbas 16 vjetesh jemi rigjet . Ma mire te themi une i kam rigjet. Asnjehere nuk u ba nene per mua por te pakten kam fitu nje vella . Ate vella nga nena e du e me do. Ja pra kjo eshte jeta . Sot jam ba nene vete e i kam fal . Se di sa vlen por i kam fal e jam ne paqe me veten

Letra 8
Anabel nje histori jo fort e gezueshme... mami 18 vjec,babi 30... u njohen ,me pas u martuan,linda une! mami filloi te dashuroje vellain e burrit,dmth xhahxhain tim. lidhja e tyre vazhdoi per shume kohe derisa lindi nje djale (fix si xhaxhai),"vellai" im.kur e verteta doli ne shesh,u be nje gjullurdi e madhe.babi vrau mamin tim dhe vellain e tij.une ngela vetem... u bera e ftohte emocionalisht qe ne moshe fare te vogel dhe vazhdoj te vuaj pasojat e kesaj historie te shemtuar.anonim tlutem

Letra 9
Anabel ndryshe nga te gjithe sot une do doja tju tregoja historine e vjerrit dhe vjerres sime.E di?Jane martuar pa deshir bashke,me sakte I detyruan.Zakonet e para,martesa vendosej nga prinderit.Ne ate kohe vjerri donte nje vajze vlonjate,linte koken pas saj.I ati nuk e pranonte kurrsesi kete lidhje sepse nusen e djalit e kishte gjetur dhe kryetare koporative po deshe Jo "qejflie"vlonjate tongue emoticon.Pas shume perkjekjesh te vjerrit per ti mbushur mendjen te atit me ne fund mori guximin dhe beri cberi e mori ne shpi vlonjaten.Ate dite bab e bir biseduan gjate mirepo babai i vjerrit tim ishte dinak,beri sikur e pranoi nusen vlonjate.Te nesermen vjerri iku ne pune dhe sa e pa I ati qe iku nje te marr perdore nusen vlonjate dhe ja con pako postale te shtepia te atit te saj.Aty I thote "krushkut"qe mos e merr ne qafe kete vajze se e ke si engjell se djali im eshte horr nuk eshte per familje .Edhe cohet e iken.Ne te kthyer merr te shtepia nusen qe I donte zemra per te birin dhe e con te shpia e tij.Kur vjen vjerri kerkon vlonjaten po cte shoh,ne shtepi I kishte mbire "fshatarja" koperativiste qe se shifte dot me sy(as ajo madje).CDO dite e Nate madje dhe pas marteses I ulerisnin njeri tjetrit sa urreheshin por lindja e engjellit te tyre te pare nisi shkendijat e para te dashurise.Keshtu nisen dhe nje engjell tjter 2vite me vone(burrin Tim) qe meqe ra llafi u be me dashuri .

Sot edhe PSE dashuria e tyre nisi me urrejte sot un I adhuroj per familjen qe kan krijuar dhe per dashurine qe I lidh pergjithmon.I falenderoj edhe per ket djale qe sot u be burri im :pMeqe ra llafi mir qe s'ishte babai I vjerrit Tim gjalle akoma se dhe une me burrin do kishim patur te njejtin fat si vjerri me vlonjaten.Se edhe une jam vlonjate

Letra 10
Sa keq me vjen per te kur e kujtoj dhimbjen e nenes time.ajo ishte 17 vjec kur takoi babain Tim,ai per rreth 2 vjet e ngacmonte pot mamaja ime nuk ja hidhte syte pasi njerez te tjer I kishin then kujdes nga ai sepse merret me pun te pista.pas 2vitesh ajo pranon te takohet me te dhe lichen ajo e pyet per moshen ai e genjen duke I then 28 nderkoh qe babi ishte 37 vjec 4 muaj lidhje babi futet ne burg jasht shtetit e mamaja ime e pret 1 vit ne kte koh merr vesh dhe moshen e vertet dhe qe ai e kishte tradhtuar po prap e pret njs Del nga burgu babi tak me mamin dhe diten qe do fejoheshin prinderit e tij nuk pranojn duke then qe ajo esht core tjeter mami Im shokohet gjyshi Im e rreh mamin e ajo ndahet nga babi,babi qan dhe I thot se e do shum po mami nuk pranon shkon ten shpia babit I ulet ne gjunj gjyshit dhe I thot ngjyra nuk do te thot gje po njeriu un te kam lar kembet e te desha si babai im PSE ma prishet jeten dhe iken babi im iken kthehet me von e kerkon mamin lidhen perseri martohen e sot gjyshi im e puth mamin tim ne ball pasi pavaresisht se ai ja prishi jeten mami im e mban ne shpi me Mir se ne anonim te lutem kurr mos u bazo nga ngjyra apo feja po nga njeriu nga zemra qe ka ntn te gjithve

Letra 11
Histori te bukur kan prinderit e mi. Une po i bie shkurtimisht se dhe filem ta besh del me i gjate se Titaniku U njohen adoleshent, mami 15 e babi 17. Nga qytete te ndryshme te dy. Ate vitin e pare babi e ngacmonte shume por mami sja varte, ashtu ishte mentaliteti dhe se mendonte te lidhej me njeri. Vitin tjeter babi ishte maturant por ngeli kastile, ja vari mesimeve si e si per te ndejt dhe nje vite aty. E di shume vete do thone brockulla po eshte e vertete, pastaj filluan letrat romantike me njeri tjetrin dhe pasi mami mbaroj gjimnazin e babi ishte ushtar. Si te pa ndare qe ishin dhe sakrificat qe benin te takoheshin nga veriu ne jug qe jetonin, u fejuan dhe u martuan. Kur kam pare per here te pare nje zarf te madh me letrat e tyre qe ne '79 dhe kartolinat qe im ate i vizatonte vete, jam mrekulluar. Sot jan bere gjysher nga ana ime dhe jan po aq te dashuruar si vitet e para te njohjes. I kam idhuj, shembull. Kur i tregoja burrit historite e tyre si besohej der sa i njohi vete smile emoticon #powertotruelove

Letra 12
Anabel nena me babain tim jane martuar ne internim dhe ne ato rrethana njohja e tyre ska qene edhe aq interesante! Por dua te tregoj per gjysherit e mi! Gjyshja ishte vetem 13 vjec , femije, gjyshi 21 ! Gjithmone na tregonte qe kur e kishin hipur ne kale ja ka nisur vajit : "oj oj , une te burri sdu te shkoj, se me kerkon petlla me voj , jam e vogel e sun ja boj! " Atehere qeshnim se ishim femije por tani qe e kujtoj trishtohem! Gjithsesi ata jetuan gjate , sdi te them sa te lumtur ishin ...dhe vazhdojne te prehen prane njeri-tjetrit ! (Ndjese pacin)

Letra 13
Ne fakt, edhe historia ime eshte per gjyshin dhe gjyshen, nga ana e mamit. Babai dhe mamaja ime kane patur nje njohje normale, me mik te perbashket dhe te pranuar nga familjet, kurse gjyshi dhe gjyshja ishin komplet gje tjeter! Gjyshen fatkeqesisht nuk e kam njohur, kurse gjyshi nderroi jete para disa vitesh. Ishte njeri i mrekullueshem. Me aq sa mbaj mend nga karakteri i gjyshit, si dhe duke pare pjekurine dhe seriozitetin qe e karakterizon mamane time, gjithmone kisha menduar se edhe gjyshi me gjyshen kishin patur nje histori te perafert njohjeje dhe martese me prinderit e mi. Para pak kohesh, ne nje bashkim familjar, mora vesh dhe historine e tyre te vertete: gjyshja ishte shume e dashuruar pas gjyshit dhe gjyshi pas saj, por ajo ishte e vogel, 16 vjec, dhe gjyshi ishte rreth 7 vite me i madh se ajo. Familja e gjyshes nuk ishte fort dakord qe te martohej ne ate moshe, ishin familje arsimdashese dhe mjaft te emancipuar ne ide. Megjithate, gjyshja nuk hoqi dore, por nje dite kur ishte vetem ne shtepi, e braktisi shtepine e vajzerise dhe shkoi si nuse ne shtepine e tim gjyshi. Nje rebele e vertete per ate kohe! Mamaja e gjyshes e kuptoi c'kishte ndodhur, kur erdhi ne shtepi dhe nuk e gjeti, por nuk u be asnje hata sic pritej. Vete im gjysh njihej si djale i ndershem dhe punetor ne qytet. Gjyshja ime nuk i braktisi studimet, doli mesuese dhe beri 2 femije. Me kane thene qe nuk u be kurre pishman per zgjedhjen qe beri ne moshe te re, as ajo, as gjyshi. Fatkeqesisht, vdiq ne moshe te re, rreth 40 vjec, por ate jete qe jetoi, jetoi e lumtur krah gjyshit dhe femijeve.