
Le ta pranojmë që nuk ka asgjë më emocionuese se një udhëtim i ri! Për fat të mirë, ekziston një listë solide e aplikacioneve të dedikuara që mund t’ju kursejnë kohë dhe para përpara aventurës suaj të radhës.
Termi “aplikacion udhëtimesh” është kaq i gjerë, pasi ka aplikacione planifikimi, aplikacione hartash, përkthimi apo rezervimi. Disa janë padyshim më të mira se opsionet e tjera, ndaj përpara se të niseni në udhëtimin tuaj të radhës bëni mirë që t’i shkarkoni në mënyrë që eksperienca juaj të mos mbetet në kufijtë e pasigurisë dhe të papriturave, por të jetë thjesht e paharrueshme.
#1 Waze
Ky aplikacion navigimi ju jep informacione të bazuara në komunitetin e vendit ku keni shkuar ndërsa jeni në rrugë. Detaje për trafikun, rreziqe, prani të kamerave në taksinë ku po udhëtoni etj.
#2 Viator
Dëshironi të shihni të gjitha eksperiencat më të mira të udhëtimit në një vend? Viator është një aplikacion i dedikuar për shfaqjet, turnetë artistike, atraksionet, muzetë etj.
#3 Steller
Nëse je i/e pavendosur se ku të hash drekë apo darkë në destinacionin e ri, atëherë ky aplikacion përmes AI (inteligjencës artificiale) ju sjellë sugjerime për vende të mira, me pamjet më të lezetshme për të ngrënë, bashkë me imazhe fotosh apo videosh.
#4 Hopper
Hopper është një aplikacion për prenotime udhëtimesh që analizon çmimet e fluturimeve, hoteleve dhe makinave me qira etj.
#5 Hostelworld
Aplikacioni ju lejon të rezervoni mijëra bujtina, hotele dhe hapësira në mbarë botën dhe ju lejon të komunikoni me njerëz të tjerë që qëndrojnë në të njëjtin vend.
#6 EatOkra
Ky është një udhëzues për restorantet në një zonë të caktuar, duke ju ndihmuar të kontrolloni vendet më të mira për të shijuar disa ushqime të reja dhe interesante.
#7 Wanderlog
Wanderlog ka gjithçka, nga rezervimet e fluturimeve, hoteleve, atraksionet, restorantet më të mira etj.
#8 EatWith
Ky aplikacion ju lejon të darkoni në shtëpitë e banorëve vendas, pra në thelb është një lloj Airbnb e ngrënies dhe është shumë më personale sesa thjesht të shkosh në restorantin më të frekuentuar në qytet.
#9 Nomad Her
Nomad Her është një aplikacion i dedikuar për gratë e vetmuara që mund të krijojnë njohje dhe kontakte nga çdo cep i botës, për të nxitur kësisoj argëtim, pushimeve, takime të lezetshme etj.
#10 Timeshifter
Kjo platformë përdor neuroshkencën për t’ju ndihmuar se kur të vendosni syzet e diellit sepse rrezet janë të forta, kur të shmangni kafeinën. Edhe astronautët e përdorin këtë aplikacion për të gjithë lehtësirat që sjellë.
Artikuj të sugjeruar:
- Vendet më të mira në Europë për ata që mund të punojnë në distancë
- Arsyet e çuditshme pse pasagjerët që udhëtojnë me avion zgjedhin sediljen e mesit
- Ekzistojnë 7 lloje turistësh: Po ju cili jeni?
- Një listë me gjërat që duhet të kesh me vete kur udhëton
- Për këtë vend në Tiranë do flisni kaq shumë gjatë gjithë verës!
Burimi: Cosmopolitan