Showbiz dhe TV

Sara flet për raportin me Ledrin: “Të shkojë si të shkojë”

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2024

Sara flet për raportin me Ledrin: “Të shkojë si të

Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top” nuk i ka shpëtuar pyetjes që të gjithëve na mundon: “A është rikthyer me Ledrin?”. Sara, ndryshe nga Ledri, iu përgjigj, por sërish, nuk morëm vesh gjë.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfarëdo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka, të marrim dhe ne vesh se çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, u shpreh ajo.

Sara flet për raportin me Ledrin: “Të shkojë si të

Sara shtoi se është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë si një nënë beqare, por e ndihmojnë prindërit.

Kjo nuk është hera e parë që Sara na lë konfuzë për raportin e saj me Ledrin. Në një intervistë të mëparshme me Isli Islamin, Sara u shpreh:

“Njerëzit me të drejtë janë kuriozë. Unë jam shumë e lumtur për këtë, sepse në fund të fundit, është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten pak më private. Sidomos, kur janë gjëra kur ti nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh. Unë mendoj se çdo njeri ka të drejtë të mbajë diçka për vete, siç mendoj se edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë këtë vendim”, tha Sara, duke shtuar me shaka se te këta njerëz hyn edhe Isli.

Sara flet për raportin me Ledrin: “Të shkojë si të

Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze të vogël, Poem Blu. Ata ende s’e kanë qartësuar marrëdhënien për publikun dhe aludime të shumta janë hedhur mbi ‘misterin’ e ndarjes së tyre. Gjithsesi, derisa të na e thonë vetë, do të mbeten aludime. Ne vijojmë të presim e presim me durim.

Sara flet për raportin me Ledrin: “Të shkojë si të

Artikuj të sugjeruar: