Showbiz dhe TV

Sara dhe Poem Blu, në një film të ri, të bazuar në histori të vërtetë

Shkruar nga Anabel

1 Qershor 2024

Sara dhe Poem Blu, në një film të ri, të bazuar në

Sara Hoxha ishte e ftuara e radhës në “Cherry on Top”, ku tregoi përballë Bora Zemanit për projektin e ri kinematografik në të cilin do ta shohim, por këtë herë, bashkë me vajzën e saj të vogël, Poem Blu.

Sara rrëfeu se filmi i ri është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, për tërmetin që ra vite më parë në vendin tonë dhe se është shumë ndryshe nga “Në Kuadër të Dashurisë”.

“Është një histori e bazuar në një ngjarje të vërtetë. Ka të bëjë me tërmetin që ra vite më parë në Shqipëri. Është një film ndryshe nga “Në Kuadër të Dashurisë”, më i vështirë për kushtet që ishin”.

Ajo shtoi se është kurioze për ta parë veten në një film të tillë: “Jam kurioze ta shoh veten, se nuk e kam parë. Kam qenë në Kosovë kur ra tërmeti, familja ime ishte këtu. Ishte ankth, mund të futeshe në atë rol. Do jetë një film që shqiptarët do i prekë shumë”.

Sa i përket pjesëmarrjes së Poem Blu, Sara u shpreh se fillimisht ishte kundër pjesëmarrjes së të bijës, por më pas, pasi i tregoi skenarin, Poem e mësoi dhe donte që të ishte krah mamit në një projekt të tillë.

“Refuzova në fillim, por kur i tregova Poit, ajo tha: “Po, do bëjmë film”. I lexova skenarin dhe filloi t’i bëjë gjërat. Ajo i mësoi dhe kur kemi shkuar në set ishte në gjendje të mirë. Nuk kam patur një moment më të madh krenarie se ç’pata aty”, u shpreh Sara.

Sigurisht, ajo e bisedoi edhe me Ledrin dhe të dy dakordësuan që vajza e tyre të ishte pjesë e filmit.

“Çdo gjë mbi Poin e vendosim bashkë, por ai është vetë artist, nuk do ishte kundër një lëvizjeje artistike. Ne jemi shumë mirëkuptues dhe as unë as ai nuk do ndalonte dëshirën ta kemi Poin në projektet tona”.

Duke qenë se Ledri mungoi në premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Bora e pyeti Sarën nëse reperi do të vinte për të bijën në një premierë dhe ajo iu përgjigj:

“Nuk e di ta shohim sa e fortë do jetë Poi, por jam e sigurt që filmin do e shohë”, duke shtuar se Ledri ende nuk e ka parë “Në Kuadër të Dashurisë”.

Epo, ne e kemi parë dhe kemi bërë edhe një përshtypje për të dhe për disa filma të tjerë, të cilat ti mund t’i lexosh më poshtë: