Arbër Hajdari ishte i ftuar në “Cherry on Top”, ku ka ndarë detaje nga jeta personale, por edhe nga përvoja si opinionist në “Big Brother VIP Albania” për 3 edicione rresht. Opinionisti u vendos përballë disa zgjedhjeve që përfshinin moderatorët, koleget opinioniste dhe banorët më të mirë të tre edicioneve.
Bora e pyeti Arbrin se kë zgjedh mes Arbanës dhe Ledionit dhe opinionisti u përgjigj:
“Unë kam kaluar goxha mirë edhe me Arbanën edhe Edin (Eduart Grishajn), padyshim, por me Ledionin, përveç marrëdhënies në studio, kemi edhe një kanal që na çon në origjinë pothuajse në të njëjtën vend sepse nëna ime është nga Kolonja, po ashtu edhe Ledioni”, duke shtuar se arrinin të komunikonin me sy.
Super justifikim, Arbër.
Ecim te opinionistet! Arbri ka qenë i pandryshueshëm në të tre edicionet e “BBVA”, duke pasur në krah Balina Bodinaku, Zhaklina Lekatarin dhe Ori Nebijaj. Kështu, ai zgjodhi ‘të preferuarën’ e tij dhe ishte Zhaklina.
“Kam shkuar mirë me të treja, por do të rizgjidhja Zhakun. Më pëlqente se si arsyetonte, se si e thoshte të vërtetën. Ka qenë nga ato personazhe që nuk ka mbajtur krah”, duke theksuar se bashkë kanë diskutuar për tema të ndryshme sociale.
Arbri tregoi edhe tre banorët më të mirë të tre edicioneve të “BBVA”, sigurisht, sipas perceptimit të tij.
“Për mua, kanë qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli, padyshim. Këta të tre, sepse në “BBVA 1”, Iliri, që në nisje të programit nisi të krijonte në ekip dhe Donaldit i duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë. Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv, me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku bëhej debati dhe dinte të bëhej pjesë (e tij). Kishte dhe fjalë që nuk duhej t’i thonte, por i balanconte me batuta dhe këngë. Është e vështirë të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij”.
Artikuj të sugjeruar: