Celebrity

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand: Ja ç’dihet deri tani

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2024

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand:
FOTO: GETTY IMAGES

Këto janë letra për “Di”! Një seri letrash personale, kryesisht për raste festash dhe ditë speciale që princesha e ndjerë Diana i ka shkruar për ish-punonjëset e shtëpisë pritet të dalin në ankand këtë muaj për një shifër goxha të lartë, e cila ende nuk është përcaktuar.

Koleksioni përmban korrespondencën e Dianës pas martesës në vitin 1981 me princin e atëhershëm Charles, si dhe 14 kartolina për “Krishtlindje” dhe “Vitin e Ri”, të dërguara gjatë periudhës së viteve 1981 dhe 1995.

Marrësja e tyre është Maud Pendry, një ish-punonjëse në shtëpinë e familjes Spencer në Althorp në Northamptonshire dhe në detajet e tyre ato përcjellin gjuhën e dashamirësisë dhe mirënjohjes së princeshës ndaj punonjëseve të saj asokohe.

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand:
FOTO: Julienâs Auctions

Një shënim i shkruar me dorë, me bojë të zezë në letrën mbretërore, mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in si "një sukses të jashtëzakonshëm dhe kohë cilësore".

Në një letër tjetër, të shkruar pak pas lindjes së djalit të parë William, Diana e përshkroi veten si një "nënë jashtëzakonisht krenare dhe me fat".

“William na ka sjellë shumë lumturi dhe kënaqësi dhe rrjedhimisht nuk mund të pres për masa sigurie shtesë,” shtoi ajo.

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand:
FOTO: Julienâs Auctions

Një shënim të shtatorit të vitit 1982, princesha e ndjerë falënderon punonjësen për dhuratën që i bëri djalit të saj më të madh.

"Ne jemi shumë të emocionuar dhe të kënaqur me punonjësit tanë të mrekullueshëm. Faleminderit shumë që e llastove William!"

Letra është e nënshkruar në fund me fjalën: "Shumë kujdes dhe shumë dashuri nga të gjithë ne, Diana."

Letrat personale të princeshës Diana do të dalin në ankand:
FOTO: Julienâs Auctions

Princi Charles dhe Princesha Diana u ndanë në vitin 1992, një vit i përshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II si thjesht të vështirë dhe të tmerrshëm për familjen mbretërore.

Princeshë Diana ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997.

Kujtojmë që letrat e shkruara nga Diana dhe me firmën e saj do të nxirren në shitje nga shtëpia e ankandeve “Julien's Auctions” në Beverly Hills këtë muaj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: New York Post