Nëse jeni në kërkim të një pasioni që potencialisht do t’ju lehtësojë stresin, do t’ju qetësojë dhe njëherësh do t’ju bëjë më produktivë, atëherë thurja, të punuarit me grep apo shtizat janë një zgjedhje që duhet ta konsideroni.
Hulumtimet tregojnë se këto procese ndihmojnë në përmirësimin e vëmendjes, rritjen e fokusit dhe përqendrimit për të qenë kësisoj më produktivë.
#1 Do t'ju japë një ndjenjë kontrolli
Kur keni një objektiv, pra përfundimin e një qëndisjeje apo punimi me grep, ky synim mban gjallë interesin tuaj. Kjo është një tjetër arsye që i bën këto aktivitete të dobishme, për të pasur më shumë fuqi dhe kontroll mbi gjërat tuaja.
#2 Mund të futeni në një gjendje më pak stresuese
Kur jeni të tensionuar, ka shumë “rrëmujë” mendimesh në trurin tuaj. Në thelb, thurja mund të zëvendësojë ato lëvizjet nervoze dhe të pakontrolluara. Lëvizjet e përsëritura, në vetvete, mund të jenë qetësuese duke larguar mendimet stresuese nga koka. Fokusi në diçka konkrete është thjesht motivim.
#3 Ju i vendosni qasjet perfeksioniste në plan të dytë
Nëse jeni ambicioz dhe i/e prirur për sukses, thurja si proces është e orientuar drejt produktivitetit, por jo dhe aq shumë drejt perfeksionizmit. Shumë njerëz që e kanë thurjen me grep apo shtiza një pasion, e dinë se ditë pas dite ju përmirësoheni dhe kjo do të thotë të kesh më shumë besim te vetja.
#4 Thurja si proces është një stërvitje për trurin
Thurja dhe aktivitete të tjera të ngjashme kërkojnë koordinim të syrit dhe dorës, e për pasojë edhe përforcim të aftësive motorike. Kjo është një nga arsyet pse thurja është një aktivitet i preferuar për të moshuarit, pasi u mban trurin në "gjendje pune" dhe njëherësh parandalon dëmtimin e aftësive njohëse.
#5 Socializoheni dhe krijoni miq të rinj
Nëse e ndjeni se nuk jeni edhe aq të mirë vetëm në këtë aktivitet, ju mund t’i bashkoheni një grupi bashkëmoshatarësh apo njerëzish që njihni për të marrë disa leksione falas dhe pse jo për të ndarë mendime rreth punimit që keni në dore, apo ndonjë tjetri që planifikoni. Kjo ju ndihmon që të socializoheni dhe të krijoni miq të rinj.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Self