Ushqim & Pije

Disa ushqime jo dhe aq të shëndetshme që ju ndihmojnë në uljen e peshës

Shkruar nga Anabel

2 Qershor 2024

Disa ushqime jo dhe aq të shëndetshme që ju ndihmojnë
FOTO: JEN CAUSEY, FOOD STYLIST: RUTH BLACKBURN

Kur njerëzit i konsumojnë këto ushqime, shpesh i etiketojnë si “të këqija” ose me ndikim direkt në shtimin në peshë. Por, sipas ekspertëve asnjë ushqim i vetëm nuk shkakton direkt shtim apo humbje peshe. Luhatjet ndodhin për shumë faktorë, por këto pesë ushqime duket se ndikojnë direkt në humbjen e peshës.

#1 Qumësht me yndyrë të plotë

Ky lloj qumështi, pavarësisht se me yndyrë të plotë mund të gjendet te kosi dhe djathi që nëse konsumohen në mënyrë të moderuar nuk ndikojnë për keq në kilogramët tuaj. Për më tepër, qumështi me yndyrë të plotë ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit dy.

#2 Drithëra të pasura me karbohidrate

Drithërat që përmbajnë karbohidrate, si makaronat, buka dhe orizi, shpesh mendohen si ushqime "të këqija" që njerëzit duhet t'i kufizojnë. Edhe pse drithërat janë të pasura me karbohidrate, ato mund të jenë ende pjesë e një diete të shëndetshme për humbje peshe. Një studim i vitit 2022 tregoi se njerëzit që ishin mbipeshë dhe hoqën dorë nga ushqimet me karbohidrate për të ndjekur një dietë të ekuilibruar sërish kishin të njëjtën peshë. Pra, heqja e këtyre ushqimeve nuk ndikon për keq në pjesën e dobësimit.

#3 Vezët

Vezët janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, sepse ato kanë shumë kolesterol. Por, ngrënia e vezëve nuk ndikon drejtpërdrejt në nivelet e kolesterolit ose rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vezët mund të jenë një pjesë e shëndetshme e një plani për humbje peshe.

#4 Patatet

E besoni ose jo, lloji i niseshtës në patate mund t’ju ndihmojë në humbjen e peshës. Patatet përmbajnë niseshte rezistente, një lloj karbohidrati që “i reziston” tretjes dhe kontrollon oreksin. Një studim i vitit 2020 zbuloi se ngrënia e patateve ul oreksin dhe zvogëlon konsumimin e ushqimit për një kohë të shkurtër.

#5 Kokoshkat

Kokoshkat janë drithëra të shëndetshme dhe të pasura me fibra dhe me pak kalori. Një tas kokoshka ka vetëm 30 kalori dhe një gram fibra. Sipas studimeve, kokoshkat japin ndjesinë e një ngopjeje afatgjatë për shkak të yndyrës dhe kalorive të pakëta, e për rrjedhoje ndikojnë për mirë në pjesën e dobësimit.

Artikuj të sugjeruar: