Celebrity

Natalie Portman është në një lidhje me aktorin 28-vjeçar?

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2024

Natalie Portman është në një lidhje me aktorin
Getty


Thuhet se Natalie Portman mund të jetë në një romancë të re, ose në njohje e sipër me aktorin 28-vjeçar Paul Mescal. Ata janë fotografuar duke qeshur e pirë cigare në Londër, jashtë një bari.

Natalie Portman është në një lidhje me aktorin
Backrid

Mescal dhe Portman po shijonin bisedën dhe të veshur thjesht dhe casual, aktorët dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas burimeve, dyshja ka një “kimi të paparë” dhe thjesht nuk ndalonin dot së qeshuri me batutat e njëri-tjetrit. Më pas, ata u panë së bashku në një market.

Natalie Portman është në një lidhje me aktorin
Backrid

Gjithsesi, përpos zërave se ata po përjetojnë një romancë, të tjera burime thonë se janë thjesht miq. Njerëzit në internet nuk po përmbahen dot dhe vunë re se sa e lumtur duket aktorja në shoqërin e Paul. “Asaj i qeshin sytë”; “Mjelma e zezë është dashuruar”; “Oh Zot, dua ta shoh vetëm të lumtur këtë grua” ishin disa nga komentet.

Natalie Portman është në një lidhje me aktorin
Backrid

Zërat për këtë romancë/miqësi të re vijnë pasi Natalie nënshkroi divorcin me ish-bashkëshortin Benjamin Millepied në korrik të vitit 2023, pas zërave se ai e ka tradhtuar me një aktiviste për mjedisin, Camille Étienne. Dyshja ka dy fëmijë, Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 7 vjeç. Divorci i tyre u finalizua në shkurt.

Artikuj të sugjeruar: