Celebrity

Nëse Meghan Markle do të humbte titujt mbretërorë, do të quhej me këtë emër të çuditshëm

Shkruar nga Anabel

3 Qershor 2024

Nëse Meghan Markle do të humbte titujt mbretërorë, do
FOTO: Jack Plunkett/Invision/AP

Princesha Henry, si ju tingëllon si emër? Sipas mediave britanike, Meghan Markle do të njihej me kët9 emër nëse do të humbte titullin si Dukeshë e Sussex.

Ingrid Seward, kryeredaktore e “Majesty Magazine” dhe eksperte mbretërore tha për “The Royal Beat” se duket e vështirë që Meghan dhe princ Harry të humbasin titujt mbretërore, që hiqen vetëm nga Mbreti Charles III, pavarësisht faktit se ata u larguan nga detyrat mbretërore përpara katër vitesh.

Princi Harry ka emrin e tij të plotë, princ Henry Charles Albert David, por ai sigurisht që njihet si Harry. Por, nëse Meghan do të humbte titullin e saj si Dukeshë e Sussex-it, ajo teknikisht do të quhej princesha Henry, pasi është traditë mbretërore që një princeshë të marrë një titull zyrtar me emrin e burrit të saj.

I njëjti rregull vlen edhe për Kate Middleton, e cila do të njihej si princesha William, por në fakt ajo quhet princesha e Uellsit ose Dukesha e Kembrixhit që kur u martua me princin William në vitin 2011.

Nëse Meghan Markle do të humbte titujt mbretërorë, do
FOTO: Anadolu via Getty Images

"Mbretëresha u dha atyre titujt dhe me shumë mundësi ata do të jenë gjithmonë "H dhe M", tha ekspertja. “Unë mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëhet me ta është thjeshtë të lihen të qetë në jetën dhe angazhimet e tyre, e njëjta gjë që po bën Pallati dhe Familja Mbretërore,” vijoi ajo.

Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen si pjesë të familjes mbretërore në vitin 2020 dhe tani ata jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre. Autori mbretëror Tom Quinn kohët e fundit pohoi se Charles, 75 vjeç dhe William, 41 vjeç, kanë pasur diskutime të gjata rreth heqjes së titujve mbretërorë për çiftin.

"William dhe babai i tij e dinë se edhe pa titujt e tyre mbretërorë Meghan dhe Harry do të vazhdonin të udhëtonin nëpër botë sikur të ishin mbretër dhe shumica e njerëzve do i respektonin njësoj," pohoi ai.

Kritikët kanë akuzuar Meghan-in dhe Harry-n se kanë shfrytëzuar lidhjen e tyre me kurorën e Mbretërisë së Bashkuar përmes titujve, ndërkohë që kanë hequr dorë nga ndonjë nga detyrat ose angazhimet e punës që kërkon jeta mbretërore.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: New York Post