Celebrity

Miley Cyrus thotë se ende nuk e di nëse do të jetë nënë

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2024

Miley Cyrus thotë se ende nuk e di nëse do të jetë
FOTO: GETTY IMAGES

Duket se ky vit ka qenë një nga më të mirët për artisten Miley Cyrus, të paktën në aspektin profesional. Kujtojmë që ajo fitoi çmimin e parë Grammy në muajin shkurt me rekordin e hitit “Flowers”.

Këngëtarja u shfaq në kopertinë ne revistës “W” magazinë, ku foli për planet në aspektin privat dhe idenë e të pasurit të fëmijëve.

"Më pëlqen të jem e rritur," shprehet Cyrus, teksa thotë se i ka ndryshuar mendësia dhe qasja ndaj të ndjerit e rritur, bashkë me përgjegjësitë që vijnë në këtë fazë të jetës.

Miley është e qartë kur flet edhe për planet për fëmijë dhe frikërat që vijnë bashkë me këtë hap të rëndësishëm.

"Unë jam 31 vjeçe tani dhe ende nuk e di nëse dua fëmijë apo jo," tha Cyrus. "Ndihem sikur fansat janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre,” shton ajo.

Duke folur për të ëmën, Cyrus flet sinqerisht edhe për marrëdhënien me Tish Cyrus, duke thënë se të pasurit e një mamaje menaxhere dhe të angazhuar në art është një nga raportet që i ka dhënë shumë leksione në jetë.

"Një nga gjërat më të rëndësishme janë marrëdhëniet me nënat tona. Ne të dyja jemi rritur në skenë, në mënyrën tonë, me nënat që janë gjithçka për ne. Ime më ka qenë grimi, flokët, rrobaqepësja, stilistja, pra gjithçka për mua gjatë rrugëtimit artistik sepse ajo ka qenë menaxherja ime e vërtetë,” thekson artistja.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle