
Lady Gaga mund të jetë shtatzënë, të paktën kështu thonë njerëzit, pasi panë fotot e saj nga dasma e të motrës. Ylli i muzikës, 38 vjeç, u shfaq në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, e veshur me një fustan të zi dhe me një bark paksa të rrumbullakosur. Gaga shoqërohej nga partneri i saj Michael Polansky.

Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, festoi për disa ditë rresht dasmën e së motrës, pasi familja mori me qira një hotel të tërë gjatë fundjavës, për të pritur miqtë dhe të afërmit. Gaga, e cila u duk më elegante se kurrë, u shfaq e veshur edhe me një fustan në ngjyrë nude, të cilin e kombinoi me unazë dhe vathë diamanti.

Sa i përket zërave të shtatzënisë, pavarësisht se agjentët e saj janë kontaktuar, sërish nuk ka një konfirmim apo mohim, megjithatë njerëzit janë goxha entuziastë. “Ajo duket shtatzënë dhe e lumtur”; “Një bebe ‘monstër’ po vjeeen”, tha dikush, referuar mënyrës se si Gaga u thërret fansave të saj; “E duaa! Mezi pres të vijë në jetë bebi Gaga” ishin disa nga komentet.

Vetë këngëtarja dhe aktorja ka folur në një intervistë për The Insider për planet për një bebush. “Një ditë dua të kem një fëmijë, por më vonë. Jo tani afër. Dua të jem nënë. A nuk është fantastike ajo që ne gratë mund të bëjmë? Mund të mbajmë një njeri brenda nesh dhe ta rrisim. Më pas, kur fëmija lind, puna jonë është ta mbajmë të shëndetshëm”, u shpreh ajo.
Artikuj të sugjeruar: