Celebrity

Konfirmohet romanca e re e Fedez?

Shkruar nga Anabel

4 Qershor 2024

Konfirmohet romanca e re e Fedez?

Prej disa kohësh po përflitet në media se për reperin italian Fedez ka një romancë të re në horizont. Ajo është modelja franceze Garance Authiè, e cila disa ditë më parë u pa e kapur dorë për dore me Fedez gjatë Çmimit të Madh të Formula 1 në Monte Carlo.

Pyetja që lind këto ditë është e njëjta: "A janë vërtet reperi dhe modelja në një lidhje?".

Konfirmimi (sipas komenteve) duket se vjen në mënyrë të papritur, përmes një kërcimi në TikTok. Kjo pasi 20-vjeçarja ka publikuar një video në TikTok në të cilën kërcen nën ritmet e këngës së së re të Fedez dhe Emis Killa - “Sexy Shop”.

“Zonjushë, ti po kërcen vetëm. Asnjëherë mos beso. Ti thua se jam gënjeshtar. Për ty jam një bastard që s'do ndryshoj kurrë...,” pëshpërit Authiè teksa kërcen dhe shkel syrin para kamerës.

Konfirmimi zyrtar i një çifti të ri? Apo thjesht provokim për Chiara Ferragni-n?

"Fedez ka shije"; "Ok, u konfirmua lidhja"; "Sa do zgjasë kjo marrëdhënie?"; "Një kapitull i ri për Fedez" ishin disa nga komentet në rrjet.

Kujtojmë që shkas për të gjitha këto dyshime se reperi dhe modelja janë çift ishin disa foto të Fedez dhe modeles franceze, Garance Authié, të kapur dorë për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo, ata u shfaqën bashkë në të njëjtin jaht dhe reperi italian nuk hezitoi që të publikonte foton e modeles në Instagram.

Konfirmohet romanca e re e Fedez?

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Cosmpolitan