Mikela Pupa dhe partneri i saj do të bëhet së shpejti prindër të një goce dhe për të shenjuar këtë moment kaq të rëndëishëm, partneri i ish-banores së “BBVA 2”, vendosi të bëjë një tatuazh, të cilin për fat të keq, e kanë shkruar gabim. Në vend të “It’s a girl”, por në tatuazhin në fjalë shkruhet “I’ts a girl”.
Nisur nga paniku dhe sikleti që ndjemë për partnerin e saj, pyetëm ekspertin Erald Isufaj, i cili na tha që të mos panikosemi, pasi falë teknologjisë, gjithçka e ka një zgjidhje. Kështu, Eraldi na tregoi për lazerin e ri që pritet të vijë në klinikën e tij dhe që dukshëm, të shpëton nga gafat nëpër tatuazhe, por edhe tatuazhet që nuk të pëlqejnë më, vetullat tatuazh se ashtu ka qenë moda, apo kanë qenë gabime momentale (dedikuar ish-it për shembull. S’e di ç’ke menduar! Nuk të gjykojmë, po të zgjidhim punë).
Duke qenë se ne ndajmë lajmet fantastike me ty, s’po kursehemi as këtë herë dhe të prezantojmë me lazerin Seria Q-Plus – Evo Family!
Ç’është ky lazer?
Praktikisht, është një platformë lazer, e disponueshme në 6 konfigurime të ndryshme, me qëllim që t’i përshtatet më së miri çdo lëkure. Përmes një miksimi goditjesh, lazeri bën të mundur që një vetëm 1 nanosekondë të godasë të gjitha pigmentet e tatuazhit dhe të ndihmojë në zbehjen e tij, pa e lënduar dhe dëmtuar lëkurën përreth. Kështu, pigmenti kthehet në grimca të vogla dhe përpunohet lehtësisht nga trupi, derisa të zbehet dhe të largohet.
A ka dhimbje?
Bëre mirë që pyete, sepse kjo është një tjetër risi e lazerit! Përmes ftohësit të kontaktit, lazeri mundëson ftohjen e lëkurës gjatë trajtimit, duke zvogëluar në mënyrë mjaft efektive dhimbjen, ndërkohë që e bën procedurën më të shpejtë dhe të thjeshtë për profesionistët dhe klientët.
Cili është ndryshimi nga lazeri tradicional?
E thënë shkurt e shqip: Një seancë e Seria Q-Plus – Evo Family vlen sa 3 seanca të një lazeri tradicional. Pra, nëse ty të duhen tre seanca me një lazer tradicional, me këtë risi teknologjike, të duhet thjesht 1.
Lazeri Seria Q-Plus – Evo Family do të jetë së shpejti në klinikën “Philaser Tattoo Removal”, e cila do të jetë klinika e parë që ofron këtë shërbim të fundit. Pra, së shpejti, e gjen në klinikë.
Po kur s’të pret puna?
Nuk të kemi harruar as ty o shpirt i paduruar që do ta heqësh qafe atë tatuazhin që të vret syrin! “Philaser Tattoo Removal” disponon gjithashtu lazerin PicoSure, të cilët janë të butë me lëkurën tënde dhe ofrojnë rezultate mjaft efektive. ky lazer nuk përdor fare nxehtësi, por në vend të saj, impulse ultra të shkurtër, të cilët bombardojnë grimcat e bojës me presion tejet të lartë.
Kështu, boja ndahet në grimca të vogla, të cilat pasi copëtohen, shpërbëhen shumë më shpejt dhe më thjesht. Si përfundim, ato eliminohen dhe ti nuk do të shohësh asnjë gjurmë nga tatuazhi yt i mëparshëm. PicoSure është pa diskutim një procedurë e lehtë dhe shumë e rehatshme.
Sa shpejt mund të kem rezultate?
Ky lazer është në gjendje të arrijë një zbehje të konsiderueshme të tatuazhit me bojë të errët pas vetëm një seance, çka do të thotë se +75% e tatuazhit mund të zbehet pas trajtimit fillestar.
View this post on Instagram
I heq vetullat tatuazh?
Sigurisht! Ja ku e ke një rezultat që e tregon qartë!
Për sa trajtime hiqet një tatuazh me bojë të zezë?
Të duhen 4-8 seanca. E përkthyer në kohë? 6-10 muaj dhe shpëtove.
Ok, më binde! Ku të kontaktoj?
Hehe! Në nr e telefonit: 067 713 6362
Në llogarinë e “Philaser Tattoo Removal” në Instagram!