
Lëkurë rrezatuese, mollëza që duken si të “puthura nga dielli” dhe mbi të gjitha buzë të shndritshme dhe me shkëlqim do të jenë kryefjale e grimit për këtë sezon veror. Profesionistë te make up-it e quajnë këtë tendencë një rikthim në vitet ’90, një periudhë kur ky lloj grimi ka qenë më shumë se protagonist.
Për gocat që kanë një kujtesë të fortë, me siguri që i mbajnë mend fotot apo videot e Jennifer Aniston, Drew Barrymore apo Jessica Alba me këtë teknikë grimi dhe me buzët e plota dhe me shkëlqim, që duken si fruta të freskëta.
#1 Jessica Alba

#2 Jennifer Aniston

#3 Drew Barrymore

Me kalimin e viteve, në mënyrë ciklike, kjo pamje është rikthyer në modë, por sidomos këtë vit grimi “juicy” do të jetë trend. Nga Hailey Bieber tek Ariana Grande, duket se janë disa vajza të njohura që e kanë materializuar në lëkurë këtë lloj make up-i, nga lëkura me shkëlqim dhe buzët e plota dhe me ngjyra të forta.
View this post on Instagram
Si ta bëni grim natyral dhe me shkëlqim?
@vanessanicolestern Juicy base makeup routine
? original sound - vanessanicolestern
Sekreti për të arritur këtë look vintage? Kujdesuni për lëkurën përpara se të aplikoni këtë make up. Nuk është rastësi që trajtimet e bukurisë janë të njohura për të gjitha gocat që duan një portret të kuruar dhe lëkurë të shëndetshme. Kremat dhe ekstraktet e frutave, plus vitaminat dhe anti-oksidanët, të gjitha janë një investim i mirë për lëkurën dhe përgatitjen e saj për grimin retro.
Faqet me pudër me ngjyrë rozë të ëmbël ose të kuqe të lehtë që janë krejt të natyrale, por sidomos buzët e hidratuara me vaj buzësh, balsam ose buzëkuq me efekt hidratues janë një tjetër zgjidhje.
Artikuj të sugjeruar:
- 10+ sugjerime për ty që nuk heq dorë nga thonjtë e shkurtër ^^
- 5 ide pedikyri që këmbët e tua të duken yll ^^
- 8 trendet më cool të sezonit direkt nga pasarelat
- 5 ngjyrat që shkojnë me tonet e kafes, sipas gocave të famshme
- Gabimet që mund të jesh duke bërë çdo ditë me kujdesin e lëkurës
- “Skuqja e perëndimit”: Tendenca më e lezetshme e grimit
Burimi: Harper’s Bazaar