
Japonezët e quajnë këtë gjendje si "tsundoku", pra grumbullim i librave për t’u lexuar. Nëse edhe ju jeni një prej njerëzve që e keni kthyer në zakon, mbajtjen e disa librave te komodina në dhomën e gjumit apo rendisni disa të tjerë ngjitur me kolltukun ku preferoni të rrini gjatë darkave, atëherë mos u trembni! Ky zakon në fakt ka edhe një kuptim të rëndësishëm psikologjik.
Çdo vit, lexuesit blejnë tituj të rinj me dëshirën për të lexuar, për të vazhduar një sagë ngjarjesh që e kanë lënë përgjysmë, ose thjesht për të mësuar diçka të re.
Por, ditë pas dite e muaj pas muaji, këta libra përfundojnë duke ushqyer një mekanizëm që japonezët e quajnë "tsundoku", pra ata thjesht grumbullohen në një cep të shtëpisë. Një fenomen që nuk ka të bëjë plotësisht thjesht e vetëm me një sjellje impulsive të blerjes së librave.
Grumbullimi mund të jetë thjesht një tullë e fortë e mirëqenies suaj mendore, por pse?
Ky zakon qëndron shumë larg nga grumbullimi i thjeshtë i librave, pasi tregon se nuk keni frikë nga padija, por gjithashtu keni fuqinë ta ndryshoni atë.
Sipas eseistit amerikan Nassim Nicholas Taleb, pranimi se ka një 'anti-bibliotekë' historish dhe faktesh rreth botës ka një vlerë të madhe sepse shpreh potencialin e dëshirës për rritjen e njohurive.
Pranimi i paditurisë së dikujt nuk është mungesa e interesit për realitetin, por një qasje në kufijtë e etjes për dije dhe njohuri të reja. Në një botë ku informacioni është i gjithi para syve tanë në Google, vendi i "padijes" sonë bëhet edhe më i rëndësishëm.
Artikuj të sugjeruar: