
Në epokën e komunikimit direkt dhe dixhital, ku bisedat zhvillohen me një intensitet të jashtëzkaonshëm, ekziston një nënvlerësim për idenë e të shkruarit të letrave me dorë. Pavarësisht faktit se jeta e përditshme mes pajisjeve elektronike duke se e ka lënë hije artin e shkrimit të letrave, përfitimet janë të shumtra, ka tre mënyra se si ky proces mund të përmirësojë lidhjet tuaja personale:
#1 Letrat i bëjnë emocionet më të prekshme
Imagjinoni pak të merreni me faturat, pagesat, abonimet vetëm për të pasur një letër të shkruar me dorë nga një person i dashur. Kjo duket si një surprizë që ju mbush me emocione dhe mirënjohje, për faktin se dikush është kujdesur mjaftueshëm dhe ka marrë kohë nga vetja dhe jeta e vet për të shkruar një letër me dorë. Ndërsa emailet dhe mesazhet dixhitale mund të humbasin lehtësisht në morinë e përditshme të informacionit, një letër fizike dallohet si diçka e prekshme që mund ta mbani, ta vlerësoni dhe ta rilexoni.
#2 Letrat përcjellin qëllime të vlefshme
Një letër vlerësohet si një hapësirë ??private, duke u mundësuar njerëzve që të shprehin mendime që mund të jenë të pakëndshme ose të sikletshme, gjë që duket e vështirë për t’u thënë personalisht ose në rrjetet sociale. Një studim i botuar në “Personality and Social Psychology Bulletin” ka treguar se angazhimi në shprehje emocionale me shkrim mund të ndihmojë individët në çështjen e frikës nga refuzimi, në menaxhimin e stresit dhe kontrollin e emocioneve negative.
#3 Letrat janë një hapësirë për gjërat e mbetura pa thënë
Çështjet e pazgjidhura që vijnë nga argumentet e zgjatura, ndjenjat e ngatërruara ose mendimet e pashprehura për shkak të mungesës së kontaktit shpesh shkaktojnë stres. Adresimi i këtyre ndjenjave të pathëna jo vetëm që ju afron me të dashurit tuaj, por gjithashtu nxit mirëkuptimin. Shkrimi i letrave, veçanërisht për tema sfiduese si ngjarjet stresuese ose përvojat e kaluara traumatike, mund të jetë e dobishme. Kjo përfshin shkrimin e letrave si për të tjerët, ashtu edhe për veten tuaj. Një studim i publikuar në “Journal of Health Psychology” zbuloi se shkrimi për përvojat stresuese ose traumatike mund të përmirësojë shëndetin emocional dhe fizik.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Forbes