Kinema & TV

Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky Blinders”

Shkruar nga Anabel

5 Qershor 2024

Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky

Është ai momenti ku kapelet e Tommy Shelby pushtojnë prapë botën, sepse “Peaky Blinders” do të rikthehet sërish, këtë herë jo si serial, por si një film. Në rolin e Tommy-t do të jetë sigurisht Cillian Murphy, i cili shprehet mjaft entuziast për projektin e ri.

“Ky është një film për fansat”, tha Cillian dhe në fakt, të drejtë ka sepse njerëzit mezi e presin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Netflix Film (@netflixfilm)

Filmi do të jetë vijimi i sagës epike të gangsterëve britanikë. Ngjarjet do të zhvillohen në Birmingham, në periudhën 1919-1934 dhe do të tregojë ulje-ngritjet e familjes së famshme Shelby, teksa anëtarët e saj përballen me zhvillimet politike, shoqërore dhe ekonomike.

Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky

Tom Harper, regjisori i sezonit të parë të serialit (2013) do të jetë dhe regjisori i filmit, ndërsa Steven Knight, skenaristi. “Kur isha regjisori i “Peaky Blinders” para mbi 10 viteve nuk e dija se si do të merrte rrjedha e këtij seriali, por mund të them se pati një alkimi mes kastit dhe skenarit, e cila ishte shpërthyese. “Peaky Blinders” ka qenë gjithnjë një histori për familjen, ndaj është pafundësisht emocionuese për mua që të ribashkohem me Steve dhe Cilian për të sjellë një film për audiencën e Netflix kudo në botë”.

Bëhuni gati! Netflix do të sjellë filmin e ri “Peaky

Artikuj të sugjeruar: