
Vajza 18-vjeçare e ish-çiftit të aktorëve të famshëm, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Shiloh thuhet se ka kërkuar të heqë mbiemri e aktorit dhe i ati nuk duket i lumtur për këtë fakt.
Sipas mediave, Shiloh ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet për të ndryshuar emrin e saj ligjor nga Shiloh Jolie-Pitt në Shiloh Jolie në ditëlindjen e saj të 18-të që ishte vetëm pak ditë më parë. Është e paqartë nëse Brad ka qenë apo jo i informuar për këtë lëvizje të së bijës, por lajmi nuk ka qenë i lehtë për t'u pranuar nga ana e tij.
“Ai është i vetëdijshëm dhe shumë i mërzitur që Shiloh ka hequr mbiemrin e tij,” thotë një burim për People.
Ndërkohë, një burim tjetër shton se aktori "i do shumë të gjithë fëmijët e tij" dhe se i gjithë ky proces ka qenë shumë i vështirë për të dhe gjithë familjen.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh të mos mbajë mbiemrin e të atit
- Prit, çfarë? Pas 16 vitesh do të shohim në një film Brad Pitt dhe George Clooney
- Angelina Jolie u sigurua që të linte gjurmë me daljen e radhës
- Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të përballen sërish në gjyq, por pse?
- Angelina Jolie bëhet bionde dhe duket yll
Burimi: Cosmopolitan