Vërdallë po qarkullojnë zërat se Demi Moore dhe Joe Jonas kanë krijuar një miqësi që herë pas here ka ca nota flirti. Nuk është se e parashikonim një raport mes tyre, por ja ku jemi, në një vit çudirash.
Thuhet se artisti dhe aktorja janë takuar në jugun e Francës dhe raporti i tyre është pak më shumë se miqësor. E ke parasysh atë shokun që të ka qejf dhe herë pas here flirtoni? Pak a shumë kështu.
Megjithatë, të tjera burime thonë se raporti i tyre është thjesht miqësor dhe se ata kanë shumë miq të përbashkët. Edhe pse paparacët i kanë fotografuar së bashku, sërish gjërat nuk qenkan aq serioze.
“Ata janë thjesht miq. Nuk ka asgjë romantike në marrëdhënien e tyre”, shprehet burimi.
Këto thashetheme vijnë pas lajmit se Joe Jonas është sërish beqar. Ai dhe ish-e dashura, Stormi Bree, i dhanë fund raportit të tyre për arsye ende të paqarta, pasi ishin të lidhur prej disa muajsh.
Artikuj të sugjeruar: