Celebrity

Çfarë dua në jetë? Shoqe si të Kim Kardashian!

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2024

Çfarë dua në jetë? Shoqe si të Kim Kardashian!

Kim Kardashian është miliardere, e famshme, vendos trende, i bën të gjitha, përveçse të shkojë në një terapist. Jo se nuk ka nevojë për një të tillë, por mesa duket, vendin e një terapisti e zënë mikeshat e saj të ngushta.

Çfarë dua në jetë? Shoqe si të Kim Kardashian!

Në episodin e ri të “The Kardashians”, i xhiruar për ditëlindjen e Kim në tetor të vitit të kaluar, ajo shfaqet në një restorant në Beverly Hills, bashkë me të ëmën, Khloé Kardashian, Kylie dhe Kendall Jenner, si dhe miqtë e saj të afërt. Asokohe, Kourtney ka qenë shtatzënë dhe nuk mund të ishte prezente në festë.

Çfarë dua në jetë? Shoqe si të Kim Kardashian!

Shoqet e ngushta të Kim, Allison Statter, Simone Harouche, Lindsay May, Sarah Meyer Michaelson, Zoe Winkler Reinis dhe Ashley Kassan, ishin gjithashtu në festë dhe Kim u përkujdes që t’u tregonte atyre mirënjohjen dhe dashurinë. “Më bën të ndihem shumë mirë që të gjithë donin të vinin, të festonin dhe të darkonin me ne. Ndaj, në këtë mbrëmje, dua të festoj me gocat e mia dhe mendoj se të gjithave na duhet ndonjëherë diçka e tillë”.

Më tej, Kim vijoi:

“Gjithmonë them se më ka rënë lotaria me mikeshat e mia. Ta kaloj ditëlindjen time të 43-të me gocat që më frymëzojnë dhe më motivojnë është vërtet diçka speciale. Kjo javë në veçanti ka qenë totalisht kaos, por sinqerisht, nuk do isha këtu pa miket e mia. Kam miket më të mira dhe më mbështetëse. Mendoj se ndaj s’kam shkuar kurrë te një terapist se kam miket më të mira në të gjithë botën. Ato janë gjithçka për mua”, përfundoi Kim e emocionuar.

Pra, gjithçka dua në jetë janë shoqe si Kim! Të më duan, të më ushqejnë, të më dëgjojnë...

Artikuj të sugjeruar: