Celebrity

Lady Gaga reagon pas lajmeve se është në pritje të ëmbël

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2024

Lady Gaga reagon pas lajmeve se është në pritje të
FOTO: BACKGRID

Gjatë fundjavës së kaluar, u bënë shkas disa foto të Lady Gaga që njerëzit të dyshonin për një shtatzëni të mundshme të saj. Ajo ishte në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, ku u shfaq e veshur me një fustan të zi me një bark të rrumbullakosur.

Por, artistja nuk i ka lënë shumë shteg të lirë thashethemeve që po qarkullojnë duke reaguar përmes një videoje në TikTok ku shkruan: “Nuk jam shtatzënë, thjesht jam duke qarë në palestër,” shkroi ajo. Gaga nuk e humbi këtë mundësi reagimi virtual për të ftuar njerëzit që të votojnë në www.headcount.org, një fondacion që ajo e ka krijuar kundër bullizimit të të gjitha mënyrave, nga ai në shkollë, kundër komunitetit LGBT etj.

@ladygaga

register to vote or check if you're registered EASILY at www.headcount.org

? I AM THE AESTHETIC _yaesthetician - yas ????

Pavarësisht reagimit të Lady Gaga-s, ndjekësit nuk kanë vonuar që të hamendësojnë për faktin se këngëtarja zgjodhi një varg nga kënga e Taylor Swift për t’u dhënë fund dyshimeve të njerëzve. “Gaga dhe Taylor? O Zot!” thuhet në një koment duke iu referuar përdorimit të tekstit të Taylor Swift (“Down bad crying at the gym).

Lady Gaga reagon pas lajmeve se është në pritje të
FOTO: Getty Images

Pjesa tjetër e komenteve i bënte jehonë kësaj dysheje me idenë se ndoshta një bashkëpunim me Lady Gaga-s dhe Swift do ishte një nga gjërat që i duhet botës në këto çaste.

Lady Gaga është në një lidhje me Michael Polansky. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre me një foto në Instagram në vitin 2020. Sipas profilit të tij në LinkedIn, Polansky është diplomuar në Harvard në shkenca kompjuterike dhe matematikë dhe njëherësh, investitor në disa kompani.

Tani për tani, Gaga ka diçka të sigurt: Albumin e saj të shtatë, të cilin ajo pritet ta publikojë gjatë këtij viti.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Glamour