Celebrity Style

Bluza e Rihanna-s mërzit internetin: “Nuk do të kemi kurrë një album”

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2024

Bluza e Rihanna-s mërzit internetin: “Nuk do të kemi kurrë
Backgrid

 
Rihanna u shfaq në New York me një bluzë që shkruan “I’m Retired” dhe njerëzit menjëherë menduan se këngëtarja po i bie nga Kina për të thënë se në industrinë e muzikës, thjesht ‘ka dalë në pension’.  

Riri u shfaq bashkë me partnerin e saj Rocky, e veshur casual dhe e gjithë vëmendja shkoi te bluza e saj. Njerëzit në X u shprehën të trishtuar dhe e morën ‘mesazhin’ në bluzën e saj si një shenjë që tregon se nuk do të vijë kurrë albumi i shumëpritur.

Bluza e Rihanna-s mërzit internetin: “Nuk do të kemi kurrë
Backgrid


“Bluza e Rihanna-s ma theu zemrën”; “Ajo sapo tha ‘më lini rehat, kam dalë në pension, nuk ka një album’”; “Kjo nuk më duhej sot. Të gjithë e presim një album nga ajo”, ishin disa nga komentet referuar një albumi që fansat e këngëtares kanë vite që e presin.

Bluza e Rihanna-s mërzit internetin: “Nuk do të kemi kurrë
Nëse po mendon se mund të jetë thjesht një rastësi, me shumë gjasa, nuk është një e tillë. Riri shquhet si një person që jep mesazhe përmes veshjeve dhe kombinimeve të saj. Pak kohë më parë, ajo praktikisht e zbuloi emrin e djalit të madh RZA, duke veshur shpeshherë bluza nga grupi Wu-Tang Clan.

Artikuj të sugjeruar: