Celebrity

Kim është nga ato mamatë që mbyllet në tualet për t’u fshehur nga fëmijët

Shkruar nga Anabel

7 Qershor 2024

Kim është nga ato mamatë që mbyllet në tualet për
FOTO: GETTY IMAGES

Çdo prind ka nevojë për pak momente qetësie dhe Kim Kardashian nuk bën përjashtim nga rasti. Në episodin e fundit të reality show-t “The Kardashians”, themeluesja e Skims u përpoq që fshihej nga fëmijët që ka me ish-burrin, Kanye West, vajzat North dhe Chicago West, si edhe djemtë Saint dhe Psalm West.

"Unë jam një nënë beqare e katër fëmijëve dhe kjo nuk është shumë e lehtë," tha ajo. “Pothuajse ndihem sikur fëmijët e mi më kanë në radar për çdo gjë dhe e dinë se ku jam dhe çfarë jam duke bërë në çdo moment të ditës,” u shpreh ajo.

Në një moment, Kim pranoi se po përpiqej të bënte një intervistë virtuale kur fëmijët e saj filluan t'i përplasnin derën, gjë që e detyroi atë të mbyllej në tualet, ndërsa këtë moment e përshkroi si një makth të vërtetë. Kim thotë se po tenton të luftojë për disiplinimin e fëmijëve, ndërsa motra e saj Khloe është ajo që njihet si prind më i rreptë.

“Dua të jem më e rreptë, si Khloe, por nuk e di pse e kam të vështirë të them: “Jo!” “Ata e dinë si të më manipulojnë kur fillojnë të qajnë, ndaj unë dorëzohem dhe u jap iPad e telefona thjesht që të ndalojnë!” vijoi Kardashian.

Pavarësisht gatishmërisë për t'u dhënë fëmijëve gjithçka që ata duan, Kim pranoi se prindërimi ka shumë ndikim emocional te ajo.

"Të thuash se prindërimi është i thjeshtë dhe nuk ka kurrëfarë ndikimi në aspektin emocional do të ishte një gënjeshtër," tha ajo.

Kim është nga ato mamatë që mbyllet në tualet për

Kjo nuk është hera e parë që ylli i realitety show-t ka folur për betejat si prind. Kur ajo u shfaq në podkastin “On Purpose” me Jay Shetty vitin e kaluar, ajo u pyet se si realiteti i prindërimit ndryshonte nga pritshmëritë e saj përpara se të kishte fëmijë.

“Kur je nënë, veçanërisht kur janë foshnje dhe je duke i ushqyer...Po, kjo është një çmenduri. Gatim, vrapim, vetja dhe gjithçka tjetër është një garë e egër,” tha ajo në atë kohë, duke shtuar: “Megjithatë është kaosi më i lezetshëm”.

“Prindërimi është vërtet i vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj. Është puna më shpërblyese në botë, por, nuk ka asgjë që mund të të përgatisë për këtë kapitull sepse ti thjesht nuk je kurrë e përgatitur për sfidat,” përfundoi Kardashian.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: The Independent