Marredhenie

Natalie Portman na e provoi sërish se miqtë të ndihmojnë shumë gjatë një ndarjeje

Shkruar nga Anabel

10 Qershor 2024

Natalie Portman na e provoi sërish se miqtë të ndihmojnë

Natalie Portman ka finalizuar divorcin me ish-bashkëshortin, Benjamin Millepied. Ndonëse ajo s’i ka treguar ndjesitë e saj gjatë dhe pas divorcit, mund të merret me mend se nuk ka qenë e thjeshtë të kalosh një periudhë të tillë. Por, mesa duket, aktorja e ka gjetur ‘kurën’, të cilën me thënë të drejtën, e njohim të gjithë. Po flasim për miqtë, ata që na ndihmojnë nëpër situata sfiduese, por edhe që të kalojmë një ndarje të vështirë dhe thyerje zemre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Natalie Portman (@natalieportman)

Natalie bëri një postim në Instagram, ku shprehu mirënjohjen për miqtë e saj, të cilët e inkurajojnë të ringrihet sërish e sërish. Edhe pse ajo s'përmendi ndonjë situatë specifike, njerëzit rendën të theksonin se miqtë e saj e kanë ndihmuar të ringrihet pas divorcit nga ish-i. Në fakt, është argument që qëndron, duke marrë parasysh se ka zëra që Benjamin e ka tradhtuar aktoren dhe se ata janë përpjekur ta rimëkëmbin martesën e tyre.

Rishtazi, aktorja 43-vjeçare ka publikuar shumë foto me miqtë e saj, nga evente e vendndodhje të ndryshme.

Portman dhe Milliepied u ndanë pas 11 vitesh martesë, pas pretendimeve se Benjamin kishte një lidhje tjetër jashtë martese me një aktiviste që quhet Camille Etienne. Ata kanë dy fëmijë,  Aleph 12 vjeç dhe Amalia 7 vjeç.

Por, për t’u rikthyer tek tema e miqësisë, sidomos pas ndarjes!

Si një mik/e të ndihmon ty kur po kalon një periudhë të tillë në jetën tënde?

E para, duke qëndruar nga një pozicion vëzhgues dhe duke dhënë mendime më gjakftohta për jetën dhe marrëdhënien tënde. Kështu, ti sheh aspektin e jashtëm dhe përballesh me këndvështrimin e një personi që nuk ka qenë i përfshirë emocionalisht në lidhjen tënde.

Të gjenden pranë në shumë forma

Do të pish një gotë, të darkosh, të shohësh një film komedi? Miqtë e ngushtë janë në gatishmëri dhe janë të lirë të të ofrojnë kohën, mbështetjen dhe vëmendjen e tyre. Vetëm fakti që të bëjnë të ndihesh se ka njerëz që vërtet të duan dhe të gjenden pranë, të mbush me më shumë dashuri dhe pozitivitet.

Janë një shpatull e ngrohtë ku mund të qash

Shumë ndjesi vijnë me ndarjen: Inat, mllef, trishtim, pikëllim, çlirim, pendesë. Të gjitha mund t’i diskutosh me miqtë e tu, t’u tregosh se dallgët e ndjesive, të cilat gjatë kësaj periudhe janë të shumta dhe ata do të të dëgjojnë dhe do të të këshillojnë.

Një përqafim

Miqtë e mirë e dinë fiks momentin kur ty të duhet një përqafim, që të ndihesh se ke mbështetjen e duhur nga njerëzit e çmuar.

Të dëgjojnë pa të gjykuar

Nuk ka rëndësi si ka shkuar ndarja, ç’ke bërë ti për ta shmangur etj, miqtë e mirë nuk të gjykojnë asnjëherë, përkundrazi, të tregojnë se gjithçka që ke bërë është njerëzore dhe është produkt i arsyeve, traumave dhe përvojave të ndryshme.

Artikuj të sugjeruar: