
Shpesh, të famshmit janë ata që japin “vulën” e miratimit për trende të ndryshme gjatë sezoneve, nga këpucët te veshjet, çantat dhe aksesorët. Kështu, mjaftoi një ecje e thjeshtë e Margot Robbie-t në rrugët e New York-ut që ajo të binte në sy për një detaj: Këpucët e sheshta.
Në fakt, ato ndryshe njihen si balerinat e hapura në pjesën e pasme të këmbës, por që duket se janë rikthyer fuqishëm si trend i kësaj vere.
Të lehta, super praktike për t’u mbajtur gjatë përditshmërisë, madje një zgjedhje e duhur për muajt e nxehtë të verës, këpucët e Margot e bëjnë veshjen të duket kaq elegante, edhe pse ajo kishte veshur xhinse dhe një këmishë të gjerë.

Nëse e shihni veten më afër stilit të aktores së njohur, atëherë disa sugjerime cool janë këtu për ju:
#1

#2

#3

#4

#5

#6

#7

#8

#9

Me shumë gjasa i ke një palë të tilla në gardërobë, ndaj kombinoji!
Burimi: Who What Wear